Prishtinë, 23 shkurt 2006 – Duke parë nevojën për shërbime bankare, në Besianë, përfaqësues të lartë të ProCredit Bankës, kanë përuruar sot nëndegën e re të saj për të qenë sa më afër banorëve të këtij mjedisi.
Nëndega e Besianës do t’u ofrojë shërbime bankare më shumë se 60 mijë banorëve dhe shumë bizneseve që kanë të vendosur aktivitetet e tyre në atë zonë, duke filluar nga hapja e llogarisë bankare deri te marrja e kredive të ndryshme, duke u përqendruar në kredi konsumuese, kredi biznesesh të vogla, kredi bujqësie etj.
Deri sot, llapjanët, kanë shfrytëzuar degën e ProCredit Bankës në Prishtinë për t’i kryer shërbimet e tyre bankare. Mirëpo që sot, një gjë të tillë mund ta bëjnë edhe në komunën e tyre, pa pasur nevojë të udhëtojnë kilometra të tërë.
“Ne jo rastësisht kemi zgjedhur Besianën për të hapur nëndegën tonë. Ky është vazhdim i politikës sonë që të arrijmë atje ku janë klientët”, ka deklaruar udhëheqësja e kësaj nëndege Eriola Bibolli.
Sipas Bibollit qëllimi i ProCredit Bankës është që të bëhet faktor i rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë lokale dhe rritjen e mirëqenies së komunitetit të cilit i shërbejmë.
Me hapjen e nëndegës së sotme të Besianës, ProCredit... shënon, 18 nëndegë të saj së bashku me 7 degët kryesore në mbarë Kosovën.
ProCredit Banka vazhdon të jetë lidere në tregun financiar në Kosovën si nga depozitat, ashtu edhe me portfolion kreditore. Më saktësisht ProCredit... ka më se 150 mijë klientë, me një shumë totale depozitash të qytetarëve dhe organizatave në më se 340 milionë euro, apo 42% të depozitave totale të sistemit bankar në Kosovë. Derisa totali i kredive të lejuara në ProCredit Bankë gjatë vitit 2005, ka arritur shumën prej 155 milionë eurosh, gjë që e bën ProCreditin bankën më të besuar dhe numër një në tregun kosovar.