ProCredit Bank dekoron me drita ndriçuese Zyrën e Re Qendrore dhe organizon ngjarjen e madhe për fëmijë “Fëmijë, si e shihni bankën tuaj?”

Prishtinë, 1 Janar 2007 - Me qëllim që kryeqyteti të merr ngjyrë festive për festat e fund vitit, ProCredit Bank ka shprehur vullnetin për ta dekoruar platon e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve me gjashtë bredha me një lartësi prej 6 metrash.

Madhështinë bredhave të lartë, ia shtoi edhe ngjarja e madhe për fëmijë që u organizuar për një javë rresht, nga 25 Dhjetori deri më 31 Dhjetor.

Për një javë rresht fëmijët patën mundësin që të shprehin kreativitin e tyre  përmes vizatimeve mbi atë se si e shohin fëmijët e vegjël  bankën e tyre!

Mbi 2, 000 fëmijë vizituan atelen e “artistëve të vegjël”, derisa ditën e fundit të vitit 2006, atyre iu shpërndan edhe dhurata simbolike. 

Përmes këtij aktiviteti ProCredit tenton ta ngritë vetëdijen sociale tek fëmijët, derisa të gjitha vizatimet e fëmijëve të vegjël do të ekspozohen nëpër të gjitha degët e ProCredit Bankës në Kosovë.

Përveç kësaj me rastin e festave të fund vitit ProCredit Bank ka dekoruar me drita ndriçuese të gjitha degët e saj përfshirë këtu edhe Zyrën e Re Qendrore!