Inaugurohet Këndi i Lojërave për Fëmijë në Gjakovë

Prishtinë, 15 Janar 2007  –  ProCredit Bank, banka e parë dhe më suksesshme në tregun e Kosovës, ka përuruar këndin e parë të lojërave për fëmijë në parkun e qytetit të Gjakovës.

Implementimi i projektit për vendosjen e  këndit të lojërave, është vazhdimësi e politikës së ProCredit Bankës, drejtë kontributit në zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme që ndihmojnë avancimin social dhe edukativ të shoqërisë kosovare.

“Duke respektuar këtë politikë ProCredit në mënyrë të vazhdueshme përkrahë dhe ndihmon iniciativa të tilla që tentojnë në krijimin e një ambienti të shëndoshë social! Andaj edhe vendosja e Këndit të Lojërave për Fëmijë në Gjakovë synon drejt zhvillimit të aftësive sociale të fëmijëve, gjë që është shumë e  rëndësishme për shoqërinë e vendit” deklaroi Philip Sigwart, drejtor gjeneral i ProCredit Bankës.

Megjithatë fëmijët duket të kenë qenë më të lumturit për hapjen e këtij këndi.
Ata i kanë shprehur falënderimet e sinqerta bankës ProCredit, duke thënë, se shpresojnë për kënde të tjera, edhe për fëmijët e qyteteve tjera të Kosovës. Derisa prindërit e tyre kanë çmuar lartë iniciativën e marrë nga ProCredit Bank.

Projekti fuqishëm është përkrahur edhe nga Kuvendi Komunal i Gjakovës, derisa ProCredit Bank do të vazhdojë zbatimin e projektit për vendosjen edhe të disa këndeve të lojërave për fëmijë të qytete dhe qyteza tjera të Kosovës.