ProCredit Banka përmbyll në mënyrë të suksesshme 2006-n

Prishtinë, 19 janar 2007 -  Udhëheqës të lartë të bankës më të suksesshme në Kosovë, ProCredit Banka, kanë deklaruar sot kanë përmbyllur në mënyrë të suksesshme 2006-n, me një total aktivitetesh prej 434 milionë eurosh.

Philip Sigwart, drejtor i përgjithshëm i ProCredit Bankës, ka thënë se duke marrë parasysh rritjen e fuqishme të portfolios kreditore vjet, aksionarët tanë kanë rritur kapitalin e bankës në vlerën që ka kapërcyer shifrën prej 24 milionë eurosh.

Një karakteristikë tjetër që ai e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme, është edhe rritja e produkteve dhe e shërbimeve bankare. Një gjë e tillë sipas tij, ka diktuar rritjen e stafit për më se 25 për qind, më saktë vetëm, më 2006 ProCredit Banka ka punësuar më se 170 persona, ndërsa kjo ka çuar numrin e punonjësve të saj në 730.

“Rrjedhimisht rezultate të suksesshme bankare na kanë detyruar që të rrisnim edhe numrin e filialeve të bankës në rajone të ndryshme të Kosovës. Me 10 degë të hapura, më 2006, kemi arritur të kemi një shtrirje të mirë gjeografike me 30 degë gjithsej. Dhe kështu rezultatet e arritura gjatë vitit që mbeti prapa na bëjnë optimistë për perspektivën financiare të tregut kosovar. Natyrisht, kjo na detyron përkushtim të vazhdueshëm ndaj klientelës së bankës”, ka deklaruar Philip Sigwart.

“ Ndërsa ai ka shtuar: “Deri në fund të 2007-s planifikojmë të hapim edhe 10 degë të tjera dhe të kemi 40 filiale bankare.

Sigwart, ka shërbyer më shumë se 4 vjet si udhëheqës i ProCredit Bankës atje..., dhe në gusht të  2006-s është emëruar drejtor i përgjithshëm i ProCredit Bankës në Kosovë.

Ndërkaq, zv.drejtori i bankës, Florin Lila, duke përmendur faktin e rritjes rapide të portofolios së kredisë gjatë vitit 2006, u ka thënë medieve se një kërkesë e tillë nga bizneset vazhdon të jetë e lartë, gjë që reflektohet në të dhënat për kreditë e lejuara gjatë këtij viti, me një shkallë rritjeje prej 39% krahasuar me vitin paraprak.

“ProCredit Banka, që nga viti 2000, ka nisur aktivitetin e saj me dhënie kredish. Ndërsa deri tashti ProCredit Banka, ka kredituar rreth 650 milionë euro te më se 112 mijë klientë, kurse vetëm gjatë vitit 2006 ProCredit... ka lejuar më se 240 milionë euro kredi te rreth 40.000 klientë. Ndërkaq në qoftë se u referohemi statistikave të sivjetme, portfolio e kredisë, më 2006 është rritur 39%, në 237.7 milionë euro të shpërndara në 52.016 kredi! Pra, po qe se këto të dhëna i krahasojmë me vjet, qartë, mund të vihet re një rritje e shëndoshë dhe e fuqishme e portfolios kreditore.
Gjithashtu do theksuar se ProCredit... ka rritur pjesëmarrjen e vet në treg  rreth 3%, krahasuar me vjet, duke arritur në shifrën prej 33.6% të pjesëmarrjes në tregun bankar në Kosovë sa i përket kredisë. (Sipas të dhënave të nëntorit 2006)”, ka deklaruar Lila.

Nga ana tjetër, duke filluar nga muaji dhjetor, Lila ka thënë se ProCredit Banka, ka lansuar ofertën më serioze në industrinë bankare në vend! Tani klientët e biznesit sipas tij mund të marrin kredi biznesi me afat kthimi deri 10 vjet, apo deri 120 muaj. Pra, me këtë ofertë ProCredit..., u ka mundësuar një kohëzgjatje më të madhe të kthimit të kredive që u ndihmon  klientëve rreth pagesave të kësteve mujore më të vogla dhe në planifikim të investimeve më afatgjata.

Ndërkaq, ai ka njoftuar se gjatë këtij muaji do të nisim edhe dhënien e kredive për blerje shtëpish deri 15 vjet, si një mundësi e re për klientët që duan të planifikojnë të ardhmen e tyre.

Së këndejmi Ilir Aliu, zv.drejtor i ProCredit Bankës, ka folur për arritjet e bankës në fushën e shërbimeve bankare. Ai e ka konsideruar këtë vit si ndër më të suksesshmit të bankës gjatë 7 vjetëve të operimit në Kosovë.

“Depozitat e klientëve tashti kanë arritur rreth 390 milionë euro dhe, kjo do të thotë se vazhdojmë të prijmë sipas kursimeve me më se 40% të depozitave totale të sistemit bankar në Kosovë. Një gjë e tillë edhe më tutje na e bën bankën më të besueshme dhe të suksesshme në industrinë bankare në Kosovë”, ka potencuar Aliu.
 
Gjatë një konference shtypi, Aliu ka përmendur edhe lansimin e kartelës ProCommerce, të cilën e ka bërë ProCredit Bankën, të parën që ka ofruar një kartelë debiti të tillë për biznese dhe, hapi tjetër i arsyeshëm dhe logjik sipas Aliut do të jetë që të shtojë dhe rrisë këto shërbime me kartelën ndërkombëtare të biznesit nga Master dhe Visa.

Ndërkaq, ai ka përmendur mundësinë e re të mbitërheqjes së të hollave deri 300 %, të rrogës me anë të paketave me shërbime bankare ProDynamic, ProDirekt dhe ProDynamic Plus. Një ofertë e tillë, e para e këtij lloji në vend, u është kushtuar të gjithë klientëve që kanë të ardhura të
rregullta (rrogë, pension, etj) për tre muaj të fundit me më se 120 euro.


“ProCredit Banka në kuadër të strategjisë së saj, në mënyrë të vazhdueshme, i ka rritur përpjekjet në promovimin e kulturës për të kursyer, sepse besojmë se një gjë e tillë u sjell stabilitet klientëve dhe gjeneron rritjen e përgjithshme të ekonomisë së vendit”, ka shtuar Aliu.

Ndryshe ProCredit Banka, ka rritur numrin e bankomatëve në 55, të vendosur në mbarë Kosovën, në mënyrë që klientëve të bankës t’u ofrohet qasja në të holla të tyre gjatë 24 orëve  shtatë ditë të javës dhe ka arritur numrin e instalimit të POS terminaleve apo pikave të shitjes në 1.100!

Sidoqoftë menaxhmenti ekzekutiv i bankës lidere, në Kosovë, ka çmuar lart vlerësimin e dhënë nga gazeta prestigjioze “Finance Central Europe”, si banka më e mirë për 2006 dhe për shpërblimin si banka më e mirë në Kosovë për asetet e vitit 2006.