ProCredit Bank ka hapur sot dyert në lagjen e Kodrës së Trimave në kryeqytet!

Prishtinë, 22 Janar 2007 - ProCredit Bank, banka më e suksesshme në Kosovë ka nisur këtë fillim vit  me hapjen e nëndegës së re në lagjen Kodrën e Trimave, si pjesë të politikës së ProCredit Bankës që të jemi sa më afër klientëve tanë, në mënyrë që atyre tu ofrojmë shërbime bankare sa më kualitative dhe efikase.

Duke marrë parasysh faktin që Procredit Bank është bankë e orientuar në zhvillimin dhe përkrahjen e bizneseve të vogla dhe të mesme ne zyrtarë të lartë të bankës kanë bërë të ditur se hapja e degës edhe në këtë rajon të Prishtinës ka për qëllim shtytjen dhe lehtësimit për shërbime bankare drejt rritjes dhe zhvillimit të këtyre bizneseve të cilën ProCredit Bank i  konsideron me shumë perspektivë.

“ Ne kemi analizuar se lagjja e Kodra e Trimave ka nevojë për shërbimet tona bankare, sepse deri më sot filiale të ndryshme të Prishtinës kanë mbuluar këtë pjesë të kryeqytetit. Pra, ne kemi vendosur të hapim një filiale të re në e Kodrën e Trimave , vetëm për ti sjellur shërbimet e bankës më afër për banorët e kësaj lagje” ka deklaruar Philip Sigwart, drejtor gjeneral i ProCredit Bankës, duke shtuar se ProCredit Bank edhe në muajt e ardhshëm do të planifikon zgjerimin e rrjetit të degëve të saj në mbarë Kosovën.

Me hapjen e degës në e Kodrën e Trimave ProCredit Bank shënon 9 filiale në kryeqytet.

ProCredit Banka vazhdon të jetë lider në tregun financiar në Kosovën si për nga depozitat ashtu edhe në portfolion kreditore.

Më saktësisht ProCredit numëron mbi 150 mijë klientë, me një shumë totale të depozitave të qytetarëve dhe organizatave në mbi 380 milion euro, apo mbi 40% të depozitave totale të sistemit bankar në Kosovë. .

Përndryshe deri më sot ProCredit Bank ka instaluar më tepër se 1 100 POS Terminale (Pika të Shitjes) ndërsa ka arritur në 55 numri i bankomateve të vendosura në mbarë Kosovës, në mënyrë që klientëve të bankës tu ofrohet qasja në të hollat e tyre 24 orë në shtatë ditët e javës.