Prishtinë, 19 Shkurt 2007 – Me një ceremoni rasti në “Sheshin e Dëshmorëve”, në Dragash ka nisur aktivitetin bankar edhe një filiale e re e ProCredit Bankës!
Hapja e degës së re në Dragash, që ofron të gjitha shërbimet bankare, ka rritur në 33 numrin e degëve të bankës anë e mbanë Kosovë, me të vetmin qëllim që të jetë sa më afër nevojave bankare të klientëve të saj.
“ Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti ProCredit Bank ka hapur tri filiale të saj! Dhe kjo politikë do të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm! Një gjë e tillë dëshmon vendosshmërin e bankës, që të jetë aty ku klientët kanë nevojë për produktet dhe shërbimet tona bankare” ka thënë Philip Sigwart, drejtor gjeneral i ProCredit Bankës.
Nisjen e punës së ProCredit Bankës e kanë përshëndetur edhe strukturat udhëheqëse të kësaj komune, ndërsa koordinatori i kësaj degë Artan Laçi, ka theksuar se banka, qytetarëve të kësaj komune do t`u ofrojë kushte më të volitshme kreditimi dhe lehtësi në zhvillimin e biznesit privat!
Banka e parë në Kosovë, ProCredit, ka rritur numrin e bankomatëve në 55 të vendosura në mbarë vendin, në mënyrë që klientëve të bankës tu ofrohet qasja në të hollat e tyre 24 orë në shtatë ditët e javës dhe ka arritur numrin e instalimit të POS Terminaleve apo Pikave të Shitjes në 1 100!