ProCredit Bank edhe në Deçan

Prishtinë, 01 Shkurt 2007 - Në vazhdën e politikës së ProCredit Bankës për të qenë sa më afër klientëve të saj, sot udhëheqësit e saj edhe zyrtarisht kanë inauguruar

“ Duke e respektuar këtë politikë, që e ka diktuar nevoja e klientëve tanë, në muajt e ardhshëm ne do ti hapim edhe disa degë të reja në rajone të ndryshme të Kosovës, të mënyrë që tua lehtësojmë klientëve tanë përditshmërinë bankare” ka deklaruar Philip Sigwart, drejtor gjeneral i ProCredit Bankës!

ProCredit Bank ka qenë e pranishme në rajonin e Deçanit, me tërë gamën e produkteve të saj. Për më tepër përkundër një infrastrukture që le shumë për të dëshiruar  banka ka qenë e pranishme edhe në fshatrat më të thella dhe më të largëta të kësaj komune me të vetmin qëllim që të ndihmohen të gjithë ata që kanë idenë në zhvillimin e biznesit dhe gjenerimin e të ardhurave për vete, për familjet e tyre dhe për krijimin e vendeve të punës.

E tëra kjo ka qenë e mundur përmes degës së ProCredit Bankës në Pejë, dhe për t`ia lehtësuar ofrimin e të gjitha shërbimeve bankare dhe për të qenë sa më afër nevojave të klientëve të saj, banka e parë në Kosovës, sipas drejtorit gjeneral Sigwart, ProCredit, hapi edhe në Deçan filialen e re duke çuar në mbi 32 numrin e degëve të bankës anë e mban Kosovës.


Se ProCredit Bank vazhdon të mbaj titullin e bankës numër një në Kosovë dhe të bankës më të besueshme në Kosovë, edhe pas 7 vjet të operimit të bankës tonë,  këtë e dëshmon shuma e depozitave të klientëve tanë që tashmë ka arritur në mbi 390 milion Euro. Kjo është arritur si rezultatet i përpjekjeve tona të vazhdueshme për promovimin e kulturës së kursimeve ngase jemi të bindur që një gjë e tillë u sjellë stabilitet klientëve dhe natyrisht që gjeneron rritjen e përgjithshme të ekonomisë së vendit.