ProCredit hap Akademinë e re në Maqedoni

Shkup, 06 Mars 2007 - Duke qenë lider në tregun mikro financiar, dhe me qëllim të avancimit dhe fuqizimit të pozitës në këtë fushë edhe në të ardhmen, ProCredit Grup ka hapur qendrën rajonale për trajnim: ProCredit Akademia në Evropën Lindore.

ProCredit ka vendosur që të hapë këtë qendër në mënyrë që ti përgjigjet kërkesës dhe nevojës së shtuar për staf të kualifikuar në grupin e bankave ProCredit. Gjatë pesë vjetëve të ardhshme, numri i punonjësve te ProCredit Bankave ne Evropën Lindore do te rritet  për 8,600 sa janë sot mbi 16,000.

Akademia rajonale e ProCredit Grupit, është vendosur në Republikën e Maqedonisë ku do të marrin pjesë të gjitha Bankat e ProCredit për Evropën Lindore: Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Bosnia dhe Hercegovina, Bulgaria, Gjeorgjia, Moldova, Rumania, Serbia, dhe Ukraina. Kjo akademi është dizajnuar që të ofroj trajnime për menaxhmentin e mesëm të të gjitha bankave te ProCredit që operojnë në Evropën Lindore.

Pesë grupe pjesëmarrës do të fillojnë këtë vit, dhe secili grup do te ketë së paku një përfaqësues nga secila bankë e ProCredit në Evropën Juglindore, duke siguruar kështu një ambient mësimi multinacional. Ata do të takohen në Shkup tri herë në vit, dhe çdo takim do të zgjasë dy javë. Kurrikulumi është i ndarë në katër fusha kryesore: Filozofia e ProCredit, njohuri të përgjithshme, aftësitë menaxheriale dhe zhvillimi i aftësive personale.

Tema të ndryshme që do të trajtohen do të kenë për qëllim nxitjen e pjesëmarrësve individual për tu inkuadruar në grup, e që mendohet se do të përfitojnë që të dyja palët nga temat që do të trajtohen nga grupi dhe diverziteti i grupit.

Në nivelin global, më shumë se 12,500 punonjës janë pjesë e ProCredit Grupit, që përbëhen nga 19 banka që në fokus kanë zhvillimin –ofrojnë kredi për biznese të vogla dhe shërbime tjera financiare për grupet me të ardhura të ulëta jo vetëm në Evropën Lindore, por edhe në Afrike dhe Amerikën Latine ku po ashtu është ndërtuar ProCredit Akademia. Në Dhjetor 2006, këto banka kishin një portfolio të kredive që arrinte shumën prej EUR 2 bilion ku u janë dhëne 740,000 mikro – bizneseve në vendet në tranzicion, dhe vendet në zhvillim. Depozitat totale ( nëpër të gjitha bankat e ProCredit Gruop) kapin vlerën prej EUR 1.8 bilion. ProCredit Grup vlerësohet të ketë qenë e suksesshme posaçërisht, në përfitimin e llogarive kursyese nga familjet me të ardhura të mesme: 80% e depozitave kanë faktin që ProCredit Banka - e cila bazohet ne modelin Gjerman “Sparkassen” ose asociacionet për kredi dhe kursime – ka një qasje si” Banke me përgjegjësi” që ndihmon zhvillimin ekonomik.

Informata te mëtutjeshme


ProCredit Holding AG

ProCredit Holding AG (BBB – sipas Fitch ratings) është korporate me një total të kapitalit prej rreth EUR 220 milion, aksionet e së cilës i takojnë të dyja grupeve: sektorit privat dhe atij publik. ProCredit Holding është pronar i shumicës se aksioneve ne 19 bankat që shtrihen në Evropën Lindore, Afrike, dhe Amerikën Latine. Në Dhjetor 2006, depozitat në këto banka kanë arritur vlerën prej EUR 1.8 bilion, ndërsa sa i përket kredive të dhëna ato  arritën në EUR 2.1 bilion. 95% e kësaj shume (EUR 2.1 bilion kredi) përbehet nga kredia nën EUR 10,000. Pra, ProCredit Grup i shërben më se 740,000 klient në vendet, ekonomia e së cilës është në zhvillim si dhe në vendet ekonomia e së cilës është në tranzicion. ProCredit Holding është themeluar ne vitin 1998 (me emrin IMI) me qellim që tua mundësojnë mikro-bizneseve dhe bizneseve të vogla qasje në shërbime financiare. Objektivi i ProCredit është që të ndërtojnë dhe menaxhojnë institucione vetë-qëndruese që i shërbejnë pikërisht bizneseve të lartpërmendura, i cili është një sektor që shpesh (neglizhohet) harrohet nga ekonomitë e shteteve përkatëse.

Konferenca për shtyp me rastin e hapjes së Akademisë ProCredit  Ceremonia e hapjes së Academisë ProCredit