Prishtinë, 02 Prill 2007 - Edhe këtë vit, ProCredit Bank, është fokusuar në sektorin e agrikulturës, e vendosur për të ndihmuar financiarisht të gjithë ata që merren me bujqësi, agrobiznese dhe biznese rurale, me qëllim të realizimit të synimeve të tyre!
Andaj duke iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave të klientëve, ProCredit ka zgjatur afatin e kthimit të kësaj lloj kredie nga 36 sa ishte deri më tani në 48 muaj, derisa ka bërë të mundur që edhe për 10, 000 euro kredi klientëve të mos u nevojitet garantues!
Derisa minimumi i shumës së agro kredisë është 250 euro, kthimi i kredisë është dizajnuar në bazë të shitjes së produkteve, mënyrë kjo me e lehtë, e diktuar nga nevoja dhe kapaciteti i klientëve!
“ Një ofertë e tillë e para e këtij lloji në treg, tregon qartë gatishmërinë e bankës tonë për ta stimuluar zhvillimin e agrikulturës, si një ndër mundësitë më të mira të investimit në Kosovë. Kjo edhe një herë vërteton misionin tonë e të qenit bankë e orientuar nga zhvillimi ” ka deklaruar Florin Lila, zv/drejtor i ProCreit Bankës.
ProCredit Bank, banka më e suksesshme në vend, ka nisur që të japë – lejojë kredi për bujqësi që nga viti 2003,duke nisur kështu një iniciativë të re për zhvillimin e kësaj pjese të ekonomisë.
Deri tashti ProCredit Banka, ka dhënë 21,475 kredi për mbështetjen e sektorit te bujqësisë me një shumë prej 45 milionë eurosh.
Bazuar në të dhënat gjeografike 53% e sipërfaqes së Kosovë është tokë bujqësore, dhe agrikultura kontribuon 30% të GDP së së Kosovës e që mbështet 60 % të popullatës, tregon një pasqyrë të qartë të ambientit në vend dhe kontributit të ProCredit Bankës në zhvillimin e saj.
Të ju përkujtojmë se ProCredit Bank gjatë vitit 2006 ka lejuar mbi 240 milionë euro kredi tek rreth 40,000 klientë duke rritur kështu portfolion e kredisë në 2006 për 39%, në 237.7 milion Euro të shpërndara në 52,016 kredi! Pra nëse këto të dhëna i krahasojmë me vitin paraprakë qartë mund të vërehet një rritje e shëndosh dhe e fuqishme e portfolios kreditore.
Gjithashtu vlen të theksohet se ProCredit në 2006 ka rritur pjesëmarrjen e vet në treg për rreth 3% krahasuar me paraprakë, duke arritur në shifrën prej 33.6% të pjesëmarrjes në tregun bankar në Kosovë sa i përket kredisë.