Prishtinë, 24 Maj 2007 – ProCredit Bank ka hapur edhe një filiale të re në Prishtinë, më saktësisht në Tregun e Gjelbër të kryeqytetit.
Duke marrë parasysh faktin që ProCredit Bank është bankë e orientuar në zhvillimin dhe përkrahjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, zyrtarë të lartë të bankës pohuan se hapja e degës edhe në këtë rajon të Prishtinës do tua lehtësoj klientëve përditshmërinë bankare derisa do të kontribuojë në zhvillimin e këtyre bizneseve të cilën ProCredit Bank i konsideron me shumë perspektivë.
Hapja e kësaj filiale në Tregun e Gjelbër ka rritur në 39 numrin e degëve të ProCredit Bankë në Kosovë . Që të gjitha degët janë të pajisura me teknologji dhe standarde të larta evropiane, përfshirë edhe bankomatet, dhe që të gjitha degët janë të hapura gjashtë ditë të javës.
Për më tepër ProCredit Bank ka instaluar më tepër se 2 000 POS Terminale tek tregtarët (Pika të Shitjes) ndërsa ka arritur në 62 numri i bankomateve të vendosura në mbarë Kosovës, në mënyrë që klientëve të bankës tu ofrohet qasja në të hollat e tyre 24 orë në shtatë ditët e javës.