Prishtinë 08 Qershor 2007 – Edhe këtë vit sikurse në dy vitet e kaluara, ProCredit Bank organizon lojërat për fëmijë ProKid 2007, me qëllim të stimulimit të zhvillimit të aftësive sociale të fëmijëve, të bazuara në lojëra.
Pjesëmarrës të këtyre lojërave janë fëmijët e shkollave fillore prej të gjitha rajoneve të Kosovës.
Në secilin edicion të lojërave ProKid, marrin pjesë nga 320 fëmijë të moshës 7 deri në 12 vjeç, gjithsej 1, 600 fëmijë për katër lojërat garuese dhe finalen e madhe.
Edhe këtë vit lojërat ProKid do të mbahen në pishinën “Europark” Zllakuqan - Klinë ku përmes shumë lojërave fëmijët do të kenë mundësin që të sprovojnë forcën e tyre.
Vitin e kaluar fëmijët e shkollës fillore ”Shaban Jashari” nga Skenderaj morrën trofeun ProKid, ndërsa në edicionin e parë të këtyre lojërave në vitin 2005, fitues u shpallen nxënësit e shkollës fillore “Emin Duraku” nga Kaçaniku.
