ProCredit Bank hapë degë të reja në Skenderaj, Kaçanik dhe Malishevë

Prishtinë,  11 Qershor 2007 - ProCredit Bank, banka e parë në Kosovë, ka nisur këtë vit me zgjerimin e aktivitetit të saj bankar, duke hapur degë të reja në Skenderaj, Kaçanik dhe Malishevë.

“ Edhe në të ardhmen ne do të vazhdojmë të hapim degë të reja, duke u koncentruar në zona rurale, sepse jemi të bindur për nevojën e madhe të bujqve për të blerë pajisjet e nevojshme në mënyrë që të zhvillojnë sektorin e agrikulturës. Andaj është shumë e rëndësishme që të krijojmë një infrastrukturë të mirë bankare në këto zona” – ka thënë Philip Sigwart drejtor gjeneral i ProCredit Bankës.

 “Në linjë me objektivat tona fundamentale, që tu japim një gamë të gjerë të shërbimeve bankare klientëve tanë, degët e reja janë pozicionuar në vende ku ofrimi i kredive për zhvillimin bizneseve të vogla dhe atyre që merren me agrikulturë do të krijojnë numrin më të madh të vendeve të punës si dhe japin kontributin vital në  ngritjen e ekonomive lokale” ka shtuar Sigwart.

ProCredit Bank sot numëron mbi  150 mijë klientë me një shumë totale të depozitave të qytetarëve dhe organizatave në mbi 400 milion euro, apo mbi 40% të depozitave totale të sistemit bankar në Kosovë. 

Kjo është arritur si rezultatet i përpjekjeve tona të vazhdueshme për promovimin e kulturës së kursimeve ngase jemi të bindur që një gjë e tillë u sjellë stabilitet klientëve dhe natyrisht që gjeneron rritjen e përgjithshme të ekonomisë së vendit.

Ndërsa deri tani ProCredit ka kredituar, mbi 750 milionë euro kredi, duke rritur kështu portfolion aktive të kredisë, në 290  milion Euro, (deri në Prill 2007) që vërteton një rritje të shëndosh dhe të fuqishme të portofolios kreditore.

Përndryshe deri më sot ProCredit Bank ka instaluar më tepër se 2 000 POS Terminale (Pika të Shitjes) tek shumë tregtar, ndërsa ka arritur në 62 numri i bankomateve të vendosura në mbarë Kosovës, në mënyrë që klientëve të bankës tu ofrohet qasja në të hollat e tyre 24 orë në shtatë ditët e javës.