ProCredit Bank vendos kënd lojërash edhe në institutin parashkollor“Fatosat”

Prishtinë, 12 Qershor 2007 –Kopshti i institucionit  parashkollor “Fatosat” tash e tutje do ta ketë edhe këndin e lojërave, dhuratë kjo nga ProCredit Bank.

Mbi 250 fëmijë tashmë do të kenë mundësin që të luajnë dhe argëtohen në oborrin e shkollës së tyre, duke zhvilluar kështu aftësitë e tyre edukative, sociale dhe sportive.

Më të lumturit për hapjen e këtij këndi të lojërave ishin fëmijët, ku në shenjë  falënderimi ata organizuan një program shumë të pasur artistik me këngë, valle dhe një shfaqje të mrekullueshme teatrale për të pranishmit.

Edhe udhëheqës të institucionit parashkollor “Fatosat” institucion ky i themeluar në vitin 1979, kanë çmuar lartë kontributin e ProCredit Bankës.

Projekti fuqishëm është përkrahur edhe nga Drejtorati për Arsim dhe Shkencë I Komunës së Prishtinës, derisa ProCredit Bank do të vazhdojë zbatimin e projektit për vendosjen edhe të disa këndeve të lojërave për fëmijë edhe në qytetet të tjera të Kosovës.

Këndi i lojërave në kopshtin “Fatosat” është këndi i dytë i lojërave që ProCredit Bank i vendosë brenda 6 muajve. Këndi i parë i lojërave është vendosur në parkun e qytetit të Gjakovës.