Prishtinë, 29 Qershor 2007 – ProCredit Bank, ka kënaqësinë të ju njoftojë se ka publikuar Raportin Vjetor për vitin 2006, në të cilin janë paraqitur të gjitha pasqyrat financiare, të arriturat dhe aktivitetet e ProCredit Bankës për vitin 2006.
Raportin Vjetor 2006 është i publikuar në ueb-faqen e bankës, seksioni “Për Bankën”, ose mund ta shkarkoni këtu.
“Viti 2006 ishte një vit i arritjeve të rëndësishme për ProCredit Bankën. Banka zgjeroj numrin dhe vëllimin e operacioneve, duke konsoliduar kështu pozitën e saj si banka lidere në tregun Kosovar. Në përputhje me misionin e saj, ProCredit Banka vazhdoj të jetë institucioni që dominoj tregun në ofrimin e shërbimeve bankare për bizneset e vogla dhe familjet me të ardhura të vogla. ProCredit Banka rriti efikasitetin e saj dhe i bëri kreditë edhe më të arritshme, sidomos për kompanitë e vogla bujqësore, pasi që shumë familje në Kosovë varen nga të ardhurat që i sjell bujqësia. Ne nuk do të arrinim këto rezultate pa stafin tonë të shkëlqyer dhe bordi i drejtorëve shfrytëzon këtë mundësi që ta falënderoj menaxhmentin dhe stafin e bankës për entuziazmin dhe dedikimin e tyre” tha Klauss Glaubitt, Kryetari i Bordit të Drejtorëve.
“ProCredit Banka vazhdoi me zgjerimin e rrjetit të degëve edhe në vitin 2006. Kemi hapur 6 degë të reja në mënyrë që të jemi sa më afër klientëve tonë. Në vazhdimësi të kësaj ideje ne do të vazhdojmë të hapim degë të reja edhe në vitin 2007. Këto degë do të hapen në qytete dhe lagje ku ProCredit Banka sheh potencial që të ndihmojë zhvillimin e ekonomisë lokale”, ka pohuar Philip Sigwart, Drejtori Gjeneral i ProCredit Bankës.
Vlen të theksohet se vitin e kaluar ProCredit Bank është nderuar me çmimin “Banka më e mirë për vitin 2006” nga revista prestigjioze britanike Finance Central Europe. Përveç kësaj banka e parë në Kosovë, është shpërblyer edhe si banka më e mirë në Kosovë për asetët e vitit 2006.