Prishtinë, 2 Korrik 2007- Në vazhdën e përpjekjeve për të krijuar një sistem të shëndosh bankar në Kosovë, ProCredit Bank, banka e parë në Kosovë, ka rritur kamatën për llogari të kursimeve në 2%.
Llogaria e kursimeve është llogari që sjell interes për të hollat e deponuara në ProCredit Bank. Nga kjo llogari klientët përveç që fitojnë interes, në të njëjtën kohë përfitojnë edhe fleksibilitet ngase mund ti tërheqin të hollat në çfarëdo kohe në ambientet brenda bankës, dhe pa e humbur interesin e përfituar për atë kohë sa të hollat kanë qëndruar në bankë. Interesi llogaritet në baza ditore dhe kreditohet në llogarit e klientëve një herë në vit, në fund të muajit dhjetor.
ProCredit Bank gjithashtu ofron mundësin e të kursyerit në mënyrë automatike, më saktësisht të kalimit të mjeteve nga llogaria rrjedhëse në llogari të kursimeve ashtu siç planifikon vetë klienti, pra në datë të parapërcaktuar nga klienti.
“ProCredit Banka në kuadër të strategjisë së saj, në mënyrë të vazhdueshme, i ka rritur përpjekjet në promovimin e kulturës për të kursyer sado e vogël shuma e parave të kursyera, sepse ne në ProCredit Bank besojmë se një gjë e tillë u sjell stabilitet financiar klientëve dhe gjeneron rritjen e përgjithshme të ekonomisë së vendit” deklaron Philip Sigwart, drejtor gjeneral i ProCredit Bankës.
Përveç kësaj, nga muaji qershor ProCredit Bank ofron kursimet e klientëve të saj jo vetëm në euro dhe dollar amerikan por edhe në franga zvicerane.
Një gjë e tillë vërteton besueshmërinë e klientëve në bankën numër një në Kosovë, dhe gjithashtu konfirmon pozitën e liderit në mbi 40 % të depozitave totale të sistemit bankar në Kosovë.
Gjithashtu ProCredit Bank u ofron klientëve të saj edhe llogari të depozitave me afat, kamata e të cilave varen nga shuma e deponuar dhe nga kohëzgjatja e kontratës. Sa më e gjatë të jetë periudha interesi do të jetë më i lartë!
Përndryshe deri më sot ProCredit Bank operon me 40 degë në tërë territorin e Kosovës, ka instaluar më tepër se 2 000 POS Terminale (Pika të Shitjes) tek shumë tregtar, ndërsa ka arritur në 62 numri i bankomateve të vendosura në mbarë Kosovës, në mënyrë që klientëve të bankës tu ofrohet qasje në të hollat e tyre 24 orë në ditë shtatë ditët e javës.