Prishtinë, 14 Gusht 2007 – Edhe një mundësi më shumë për klientët e biznesit. Kësaj radhe ProCredit Bank ka lansuar kartelën më të re Visa Business Electron, kartelë kjo e dizajnuar për të gjitha kompanitë e regjistruara në Kosovë të cilat kanë llogaritë e tyre në bankën ProCredit.
Visa Business Electron, është kartelë debiti e cila është e lidhur me llogarinë rrjedhëse të kompanisë dhe mundëson tërheqje dhe pagesa nacionale dhe ndërkombëtare deri në shumën e mjeteve që disponon llogaria.
“Duke dëgjuar vazhdimisht nevojat e klientëve tanë dhe përpjekjet tona për një cilësi më të lartë shërbimesh dhe produktesh, ProCredit Banka, ka lansuar kartelën Visa Business Electron si një zgjidhje adekuate për nevojat e bizneseve specifike”, ka deklaruar Ardian Kastrati udhëheqës i Departamentit të Korporatës.
Kjo kartela u mundëson klientëve të biznesit që ti përdorin të hollat nga llogaria e kompanisë duke kryer pagesat nëpër pika të shitjes dhe të kenë qasje në të hollat e tyre në rrjetin e bankomatëve të vendosur jo vetën në Kosovë por edhe jashtë saj.
Për të rritur sigurinë gjatë realizimit të transaksioneve kartela Visa Business Electron është e pajisur me teknologjinë më të sofistikuar atë të Chip-it dhe gjatë shfrytëzimit të kartelës gjithmonë kërkohet që të shtypet numri personal identifikues.