Prishtinë, 10 Dhjetor 2007 – Për të shtatin vit me radhë, edhe këtë vit, ProCredit Bank është shpallur “Banka më e mirë në Kosovë për vitin 2007”, nga revista e njohur britanike Finance Central Europe.
Çmimet e marra nga Finance Central Europe, kliko këtu:
Banka më e mirë në Kosovë, 2007
Banka më e mirë për nga asetët, 2007
Banka më e mirë për kthim të Kapitalit, 2007
Philip Sigwart, drejtor gjeneral i ProCredit Bankës, bankieri më i mirë i vitit 2007
Përveç kësaj, banka e parë dhe më e suksesshme në vend, ProCredit Bank, është shpërblyer edhe si banka numër një sa i përket aseteve, derisa drejtori gjeneral i saj Philip Sigwart morri çmimin e bankierit më të mirë për vitin 2007.
Revista prestigjioze FCE, çdo vit publikon rezultate krahasuese të 100 bankave dhe institucioneve të sigurimit në Evropën Qendrore dhe Juglindore.
Cilësia e shëndoshë e portfolios së kredisë, dhe në veçanti vlerësimi i mjeteve, fuqia e kapacitetit, kthimi i mjeteve dhe kthimi i kapitalit të bankës janë disa nga kriteret, mbi bazën e të cilave ProCredit morri çmimin e bankës më të mirë në vend.
Udhëheqës të bankës kanë vlerësuar lartë çmimet e marra, të cilët edhe njëherë kanë konfirmuar angazhimin e vazhdueshëm të bankës në krijimin e infrastrukturës sa më të mirë të shërbimeve bankare.
“Çmimet e marra nga Finance Central Europe vërtetojnë edhe njëherë pozitën tonë udhëheqëse në ambientin financiar në Kosovë dhe përkushtimin tonë maksimal në ofrimin e shërbimeve sa më të përshtatshme për klientë tanë. Edhe këtë vit, sikurse në gati tetë vjet të operimit të bankës tonë, ne demonstruam strategjinë unike, të fokusuar në filozofin e të qenit “bankë për të gjithë” , dhe kjo e dëshmoi se jemi një ofrues dominant i shërbimeve financiare për biznese të vogla dhe te mesme si dhe për familjet Kosovare” deklaroi Ilir Aliu, zv/drejtor në ProCredit Bank.
Ndryshe, ProCredit Bank, në mënyrë të suksesshme përmbylli bilancin e gjendjes në muajin Tetor , me total të aktives (aseteve) prej 526 milion Eurosh.
Depozitat e klientëve të ProCredit Bankës, kanë arritur shumën prej 456 milion Euro që edhe më tutje vërteton reputacionin e të qenit banka më e besuar dhe më stabile në vend duke ofruar qasje dhe mënyrë shumë të kuptueshme dhe transparente të të kursyerit.
Në mënyrë të fuqishme dhe të shëndosh është rritur edhe shuma e dhënë e kredive, ku që nga operimi i bankës e deri më tani banka kreditoi mbi 915 milion euro kredi, duke rritur kështu portfolion aktive të kredisë në vitin 2007 për 41% apo në 332 milion Euro.