ProCredit Bank hapë vetëshërbimin e parë bankar në Prishtinë

Prishtinë, 13 Dhjetor 2007 -  ProCredit Banka, banka e parë dhe më e suksesshme në Kosovë, ka përuruar vetëshërbimin e parë bankar në Prishtinë.

Vetëshërbimi bankar i ProCredit Bankës është hapësirë e mbyllur që mund të shfrytëzohet 24 orë në ditë në shtatë ditë të javës nga të gjithë klientët që posedojnë cilindo nga kartelat e ProCredit Bankës, duke mos e përjashtuar këtu mundësinë për tërheqje të parave në bankomat me kartela të lëshuara edhe nga bankat tjera.

“Inaugurimi i Vetëshërbimit bankar është edhe një risi nga ProCredit Bank dhe një mundësi më tepër për klientët tanë, që të kenë në dispozicion bankën e tyre gjatë 24 orëve në shtatë ditët e javës – ka deklaruar Florin Lila zv/drejtor gjeneral në ProCredit Bank.

Vetëshërbimi bankar i ProCredit Bankës u ofron klientëve, që në çfarëdo kohe t’i qasen dhe te kryejnë shërbime bankare si: transfere parash me anë të shërbimit  e@banking, tërheqje të hollash, marrjen e gjendjes së llogarisë me anë të shtypësit  së gjendjes së llogarisë si dhe mund të lidhen me qendrën e thirrjeve të ProCredit Bankës nëpërmes aparatit telefonik të vendosur në vetëshërbimin bankar.

Përndryshe deri më sot ProCredit Bank operon me 46 degë në tërë territorin e Kosovës, ka instaluar më tepër se 2 000 POS Terminale (Pika të Shitjes) tek shumë tregtar kosovar, ndërsa ka arritur në 72 numri i bankomateve të vendosura në mbarë Kosovën, në mënyrë që klientëve të bankës tu ofrohet qasje në të hollat e tyre 24 orë në ditë shtatë ditët e javës

Vlen të përmendet që ProCredit Bank për të shtatin vit me radhë, është shpallur banka më e mirë në Kosovë për vitin 2007, nga revista prestigjioze Finance Central Europe. Përveç kësaj ProCredit Bank morën edhe çmimin e bankës më të mirë për asetët e vitit 2007, për kthim të kapitalit, derisa drejtori gjeneral i ProCredit Bankës, Philip Sigwart është shpërblyer bankier i vitit 2007 në Kosovë.