Prishtinë, 14 Mars 2008 - Edhe një mundësi e re për klientët e ProCredit Bankës. Kësaj radhe ProCredit Bank, banka e parë dhe më e suksesshme në Kosovë ofron shërbimin më të ri - SMS shërbimin.
SMS shërbimi u mundëson klientëve të ProCredit Bankës të kenë informacione rreth transaksioneve të tyre bankare në momentin që ato realizohen. Me këtë shërbim ProCredit Banka dëshiron që klientëve të vet t’ju lehtësoj punën me bankën duke ju dërguar informacione drejtpërsëdrejti në telefonin e tyre.
“SMS Shërbimi është një risi tjetër nga ProCredit Bank dhe është i dizajnuar për të kursyer kohën e klientëve tanë, sepse me porosinë e marr në telefon, klientët do të jenë të informuar mbi rrjedhshmërinë e transaksioneve që ndodhin në llogarinë e tyre” ka deklaruar Florin Lila zv/drejtor gjeneral në ProCredit Bank.
Klientët që aplikojnë për këtë shërbim, do të pranojnë SMS kur do të hyjë rroga në llogarinë e tyre, për tërheqje në bankomate, për blerje të ndryshme pagesat e të cilave realizohen në POS terminale në Kosovë, në rast të pranimit të transfereve nga jashtë ose brenda. Të gjitha këto informacione klientët tanë do ti pranojnë në telefonin e tyre në momentin kur llogaria e tyre do të pëson ndërrime me shumën më të lartë se 50 €uro.
Për të aplikuar për këtë shërbim klientët mund të vizitojnë njërën nga degët e ProCredit Bankës, të kenë llogari në ProCredit Bank dhe të posedojnë numër të telefonit mobil.
Ndryshe ProCredit Bank operon me 50 degë në tërë territorin e Kosovës, ka të instaluar më tepër se 2 000 POS Terminale (Pika të Shitjes) tek shumë tregtar kosovar, ndërsa ka arritur në 80 numri i bankomateve të vendosura në mbarë Kosovën, në mënyrë që klientëve të bankës tu ofrohet qasje në të hollat e tyre 24 orë në ditë shtatë ditët e javës.