ProCredit Banka lehtëson kushtet për agro kredi

Prishtinë, 23 Prill 2008 - Me qëllim të mbështetjes së mëtutjeshme për të gjithë ata që merren me bujqësi, agro biznes dhe biznese rurale ProCredit Banka i ka lehtësuar kushtet për kreditë – të dedikuara për këtë sektor që konsiderohet si një ndër sektorët më të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik të vendit!

Nëpërmjet kredive për bujqësinë, ProCredit Bank tenton që të mbështesë dhe stimulon  individë, ose ferma të vogla në iniciativa të tyre për të zhvilluar aktivitetet.

“Duke konsideruar se bujqësia në Kosovë  është aktiviteti kryesor ekonomik dhe gjithashtu sektori i cili kontribuon në ofrimin e vendeve të punës në zonat rurale të Kosovës, ProCredit Bank, ka bërë lëvizje në lehtësimin e kushteve për agrikulturë duke bërë zbritje në kamatat vjetore mesatarisht për 2% për agro kredi, dhe gjithashtu ka bërë të mundur që tek kredit për investime për bujqësi të zgjatet afati i kthimit të kësaj  kredie deri në 84 muaj” ka deklaruar Florin Lila, zv/drejtor gjeneral në ProCredit Bank!

Çdo individ që ka bagëti apo tokë bujqësore që e punon dhe siguron të ardhura nga shitja e kulturave bujqësore ose produkteve blegtorale mund të jetë i financueshëm nga banka jonë.

Minimumi i shumës së kredisë për bujqësi në ProCredit Bank është 250 euro, përderisa kthimi i kredisë bëhet në bazë të shitjes së produkteve dhe grejs periudha lejohet. Por, që një individ të marrë kredi bujqësore duhet të ketë përvojë në aktivitetin që do të zhvillojë.
Bazuar në të dhënat gjeografike 53% e sipërfaqes së Kosovë është tokë bujqësore, dhe bujqësia kontribuon 30% të GDP - së së Kosovës e që mbështet 60 % të popullatës, kjo tregon një pasqyrë të qartë të ambientit në vend dhe kontributit të ProCredit Bankës në zhvillimin e saj.
Përndryshe ProCredit Banka, ishte banka e parë në Kosovë që në vitin 2003 nisi të ofrojë  qasje financiare bizneseve të agrikulturës në mënyrë që të ndihmojë prodhimin e tyre.

Deri më tani ProCredit Bank ka disbursuar rreth 38, 000 kredi për mbështetjen e sektorit të bujqësisë me një shumë prej 73 milion eurosh. Këto rezultate tregojnë qartë kontributin e bankës tonë në zhvillimin e kësaj pjese të ekonomisë.