Rriten kamatat për kursime në ProCredit Bank

Prishtinë 30 Maj, 2008 –Edhe një risi nga banka numër një në Kosovë, ProCredit Bank. Kësaj radhe ProCredit ka rritur kamatën vjetore për llogari të kursimeve nga 2% në 2.5%, kamatë kursimi kjo, më e larta në tregun bankar të Kosovës.

Përveç kësaj,  normat e kamatës janë rritur dukshëm edhe në shërbimin tjetër të kursimeve – atë të depozitave me afat. Madje, ProCredit Bank e përcjellë këtë sezon verorë edhe me një ofertë speciale për tërë klientët e saj që kanë vendosur ti afatizojnë kursimet e tyre në bankë. Deri më 31 Gusht të gjithë ata që afatizojnë të hollat e tyre ProCredit Bank i`u  ofron 0.3% interes shtesë mbi interesin e shumës së depozituar.

“ProCredit Banka në kuadër të strategjisë së saj, në mënyrë të vazhdueshme, i ka modifikuar kushtet e shërbimeve dhe produkteve të veta bankare, në bazë të kërkesës dhe nevojës së klientit. Një gjë e tillë është pjesë e politikës tonë për të rritur përpjekjet në promovimin e kulturës për të kursyer, sado e vogël që të jetë shuma e të hollave të kursyera, sepse ne në ProCredit Bank besojmë se një gjë e tillë u sjell stabilitet financiar klientëve dhe gjeneron rritjen e përgjithshme të ekonomisë se vendit” thotë z. Florin Lila, zv/drejtor gjeneral I ProCredit Bankës.

Tutje, z. Lila shpjegon se depozitat e klientëve në ProCredit Bank tashmë kanë arritur vlerën në mbi 500 milion euro, ku  një gjë e tillë vërteton besueshmërinë e klientëve në bankën numër një në Kosovë, dhe gjithashtu konfirmon pozitën e liderit me 42% të depozitave totale të sistemit bankar në Kosovë.

Sidoqoftë, llogaria e kursimeve është llogari që sjell interes për të hollat e deponuara në ProCredit Bank. Nga kjo llogari klientët përveç që fitojnë interes, në të njëjtën kohë përfitojnë edhe fleksibilitet ngase mund ti tërheqin të hollat në çfarëdo kohe në ambientet brenda bankës, dhe pa e humbur interesin e përfituar për atë kohë sa të hollat kanë qëndruar në bankë. Interesi llogaritet në baza ditore dhe kreditohet në llogarit e klientëve një herë në vit, në fund të muajit dhjetor.

Gjithashtu ProCredit Bank ofron mundësin e të kursyerit në mënyrë automatike, më saktësisht të kalimit të mjeteve nga llogaria rrjedhëse në llogari të kursimeve ashtu siç planifikon vetë klienti, në datë të parapërcaktuar nga vet klienti.

Ndërsa llogaria e depozitave me afat,  i`u ofron klientëve kamatë të favorshme, varësisht nga shuma e deponuar dhe nga kohëzgjatja e kontratës. Sa më e gjatë të jetë periudha interesi do të jetë më i lartë. Llogaria e depozitave me afat përveç në valutën Euro ofrohet edhe USD dhe CHF.

Përndryshe deri më sot ProCredit Bank operon me 53 degë në tërë territorin e Kosovës, ka instaluar më tepër se 2 000 POS Terminale (Pika të Shitjes) tek shumë tregtar, ndërsa ka arritur në 90 numri i bankomateve të vendosura në mbarë Kosovën, në mënyrë që klientëve të bankës tu ofrohet qasje në të hollat e tyre 24 orë në ditë shtatë ditët e javës.

ProCredit Bank vitin e kaluar, për të shtatin vit me radhë është shpallur “Banka më e mirë në Kosovë për vititn 2007” nga revista prestigjioze “Finance Central Europe”.