Përmbyllje e suksesshme e gjashtëmujorit të parë të ProCredit Bankës

Prishtinë, 08 Gusht 2008 - ProCredit Bank, ka shënuar përmbyllje të suksesshme të bilancit të gjendjes në gjashtë muajt e parë të këtij viti me një total të aktives prej 592 milion Eurosh -  duke konfirmuar kështu pozitën e të qenit banka e parë dhe më e madhe në industrinë bankare të Kosovës.

Derisa depozitat e klientëve që iu besuan bankës tonë vazhdojnë të mbajnë 42% të tregut bankar të vendit – duke arrit shumën prej 504 milion euro.

“Rezultatet e tilla na motivojnë  që edhe më tutje të zhvillojmë dhe ofrojmë qasje dhe mënyrë shumë të kuptueshme dhe transparente të të kursyerit. Përmes shërbimeve dhe iniciativave tona për kursime ne mundohemi ta ngrisim vetëdijen e klientëve për rëndësinë e kursimeve dhe vlerën e vërtetë të saj” ka deklaruar Ilir Aliu zv/drejtor në ProCredit Bank 

Ndryshe në këto gjashtë muajt e parë të vitit në mënyrë të suksesshme është rritur edhe portfolio aktive e kredisë prej 22% duke arrit vlerën në 407 milion Euro.

Gjithashtu edhe në këtë vit ekzekutivi i bankës vlerësoi si shumë të rëndësishme rritjen e pranisë regjionale, me hapjen e nëntë degëve të tjera të bankës, duke u koncentruar edhe në zona rurale, si në Mamushë, Roganë, Junik, me të vetmin qëllim – që ti ofrojë edhe kësaj pjese të shoqërisë shërbime të nevojshme bankare.

 “Arritjet tona në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme në ofrimin e shërbimeve sa më të përshtatshme të gjithë qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë, duke promovuar qasje të përgjegjshme bankare në Kosovë” shtoi Aliu.
 
Se ProCredit Bank vazhdon t’u ofrojë klientëve të saj shërbime dhe produkte sa më të përshtatshme për nevojat e tyre e dëshmon edhe fakti që nga muaji Qershor ka rritur kamatën vjetore për llogari të kursimeve nga 2% në 2.5%, kamatë kursimi kjo, më e larta në tregun bankar të Kosovës.

Përveç kësaj, normat e kamatës janë rritur dukshëm edhe në shërbimin tjetër të kursimeve – atë të depozitave me afat. Madje, ProCredit Bank e përcjellë këtë sezon verorë edhe me një ofertë speciale për tërë klientët e saj që kanë vendosur ti afatizojnë kursimet e tyre në bankë. Deri më 31 Gusht të gjithë ata që afatizojnë të hollat e tyre në ProCredit Bank, i`u  ofrohet 0.3% interes shtesë mbi interesin e shumës të depozituar.

ProCredit Bank, mbështetur nga Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës ka lansuar broshurën edukative “Si t`i drejtoheni një banke?”, broshurë kjo që tenton të shpjegojë edhe më tej operacionet bankare dhe ka për qëllim t’i ndihmoj publikut në komunikim me nëpunësit bankar si dhe të zgjojë kureshtjen për aspekte të rëndësishme të marrjes së kredive dhe rëndësisë së kursimeve.
 
Dhe në muajin Prill ka bërë lëvizje në lehtësimin e kushteve për agrikulturë duke bërë zbritje në kamatat vjetore mesatarisht për 2% për agro kredi dhe gjithashtu ka bërë të mundur që tek kredit për investime për bujqësi të zgjatet afati i kthimit të kësaj  kredie deri në 84 muaj.