Dy çmime prestigjioze nderojnë ProCredit Bank -"Bankën më të mirë në Kosovë për vitin 2008"

Prishtinë, 01 Dhjetor 2008 - ProCredit Bank është shpallur “Banka më e mirë e vitit 2008” nga revista më prestigjioze e grupit “Financial Times” - “The Banker” me seli në Londër të Britanisë së Madhe.
Përveç kësaj, çmimin “Banka më e mirë në Kosovë për vitin 2008”,  ProCredit Bank e morri edhe nga revista e njohur britanike “Finance Central Europe” çmim ky që i jepet bankës tonë për të tetin vit me radhë.

ProCredit Bank u nderua me këto dy çmime në bazë të rritjes së aseteve, rritjes së profitit, strategjisë afatgjate të bankës, ofrimit të shërbimeve për klientë dhe implementimit të teknologjive më të reja që ekzistojnë sot në tregun bankar të Kosovës.

Vlerësimet e tilla të bëra nga këto dy institucione botërore dhe me reputacion të njohur siç është “The Banker” dhe  Finance Central Europe  janë çmuar lart nga menaxhmenti i ProCredit Bank-ës.

“Ne jemi krenar që banka jonë  ka fituar shpërblimet si banka më e mirë në Kosovë për vitin 2008 nga këto dy revista të njohura ndërkombëtare. Këto dy shpërblime  ne i shohim si shtytje për të vazhduar ndërtimin e një institucioni solid i cili mund të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.  Me një ekspertizë të fuqishme të menaxhimit të riskut kreditor dhe politikës kreditore ne synojmë në një zhvillim stabil të ProCredit Bank-ës  në Kosovë dhe me një shkallë të lartë të besueshmërisë” tha Philip Sigwart drejtor gjeneral i ProCredit Bank-ës.

Ndryshe, ProCredit Bank, në mënyrë te suksesshme përmbylli bilancin e gjendjes në muajin Shtator,  me total të aktives (aseteve) prej 650 milion euro.
Depozitat e klientëve të ProCredit Bank-ës, kanë arritur shumën prej 564 milion Euro që edhe më tutje vërteton reputacionin e të qenit banka më e besuar dhe më stabile në vend duke ofruar qasje dhe mënyrë shumë të kuptueshme dhe transparente të të kursyerit.

Në mënyrë të suksesshme dhe të shëndoshë është rritur edhe portfolio aktive e kredisë duke arrit vlerën në 419 milion Euro.