Mbitërheqje të hollash deri 300 %

Prishtinë, 06 janar 2006 - ProCredit Banka, ofron një mundësi të re të mbitërheqjes së të hollave deri 300 %, të rrogës me anë të paketave me shërbime bankare ProDynamic, ProDirekt dhe ProDynamic Plus.

Një ofertë e tillë, e para e këtij lloji në vend, u kushtohet të gjithë klientëve që kanë të ardhura të rregullta (rrogë, pension, etj.) për tre muaj të fundit me më se 120 euro.

“ProCredit Banka, me këtë shërbim u mundëson të gjithë punonjësve kosovarë mbitërheqje të hollash deri 300% të vlerës së pagës se tyre në mënyrë të përmbushjes së nevojave financiare dhe dëshirave të tyre”, ka thënë Dardan Sejdiu menaxher i Divizionit të shërbime për individë në ProCredit Bankë.

Pos mundësisë së mbitërheqjes paketat përmbajnë ne vete edhe shërbimet bankare bazë, siç janë llogaria rrjedhëse, llogaria e kursimit, si edhe kartela e debitit (Maestro, ose Visa Electron).

Si shërbime shtesë apo zgjedhje varësisht nga dëshirat dhe nevojat e klientëve, paketat ofrojnë edhe e-Banking mundësinë e shfrytëzimit të shërbimeve bankare, në mënyrë elektronike dhe kredi kartelat e vërteta, si MasterCard dhe VISA Classic të njohura ndërkombëtarisht.

Pos kësaj për të gjithë poseduesit e kartelave ProCredit Banka ofron skemën e parë shpërblyese të njohur si ProBonus.

Që të tria paketat me shërbime bankare që ProCredit Bank ofron lehtësojnë menaxhimin në mënyrë të përkryer të shpenzimeve me njërën nga kartelat e ProCredit Bankës, si edhe qasje në të holla shtesë me mundësinë e mbitërheqjes.