Prishtinë, 8 shkurt 2006 - Në gjashtëvjetorin e operimit të ProCredit Bankës, në Kosovë, drejtues të saj, kanë bërë të ditur se vitin e shkuar, ProCredit Bank, ka përmbushur atë çfarë kishte pritur në të gjitha fushat e veprimit.
Si bankë lidere në tregun financiar në Kosovë, ProCredit Bank, suksesshëm, ka mbyllur edhe vitin 2005, duke miratuar 155 milionë euro kredi, ku nga vëllimi, portfolio kreditore, është rritur për 63%. Edhe tregu i huadhënies është rritur me një pjesëmarrje të konsiderueshme, duke arritur 34 % në sektorin e përgjithshëm bankar të Kosovës.
Ndërsa ProCredit Bank mbetet prijëse edhe në fushën e kursimeve.
Duke pasur kështu më se 155 mijë klientë, shuma totale e depozitave të qytetarëve dhe e organizatave kalon shifrën prej 340 milionë eurosh, apo kryeson 42 % të depozitave totale të tërë sistemit bankar në Kosovë.
Rezultatet e tilla, madje kanë bërë që ProCredit Bank, sikur se edhe vitet e mëparshëm,të shpallet banka më e mirë në Kosovë, më 2005 nga gazeta prestigjioze britanike “Finance Central Europe”, Jan Philip Heymann, zv.drejtor i ProCredit Bankës, thotë se vëmendje e posaçme këtë vit do t’i kushtohet përmirësimit të veprimeve në procesin bankar që do të luajë një rol shumë të rëndësishëm për sivjet. “Ne presim një rritje të qëndrueshme të kursimeve private në mënyrë që të vazhdojë me po të njëjtin ritëm si, më 2005”, ka thënë Heymann.
Pastaj Heymann, ka shtuar: “Që të ofrojmë produkte dhe shërbime atraktive me një çmim të arsyeshëm, puna jonë bëhet më e efektshme edhe më kruciale. Sidoqoftë, investimet enorme vjet si në infrastrukturën teknologjike, trajnimet dhe zhvillimet e punonjësve, rritjen e rrjetit të degëve tona, të gjitha këto bëjnë që banka jonë të jetë e pozicionuar në mënyrë të shkëlqyeshme në rast të rritjes ekonomike, apo me një zgjidhje pozitive të statusit të Kosovës.”
T’ju kujtojmë se ProCredit Banka gjatë tërë këtyre vjetëve të veprimit, ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik kulturor dhe edukativ të Kosovës, duke mbështetur aktivitete të ndryshme.
Pos kësaj me më se 100.000 mijë kartela ndërkombëtare të lëshuara, ProCredit Bank po u kontribuon përpjekjeve për të reduktuar përdorimin e “keshit” në ekonominë kosovare.