Nëndegë e re e ProCredit Bankës në Viti

Prishtinë, 16 shkurt 2006 - Duke parë nevojën për shërbime bankare,  në Viti, ProCredit Banka, ka hapur sot nëndegën e re të saj për të qenë sa më afër banorëve të këtij vendi.
 
Deri sot, vitiasit, kanë shfrytëzuar degën e ProCredit Bankës në Gjilan për t’i kryer shërbimet e tyre bankare. Mirëpo që sot, një gjë të tillë mund ta bëjnë edhe në mjedisin e tyre, pa pasur nevojë të udhëtojnë kilometra të tërë.
 
Dega e re ofron shërbime të plota bankare prej hapjes së llogarisë bankare deri te marrja e kredive të ndryshme.
 
Shpresim Vranovci menaxher i degës së Gjilanit, me këtë rast, ka pohuar rëndësinë e hapjes së kësaj nëndege, duke potencuar si prioritet edhe zhvillimin ekonomik të kësaj qyteze.
 
Këtu do përmendur punësimin e punonjësve të ri të komunës së Vitisë si edhe ndihmesën nëpërmjet kredive që ProCredit Bank do t’ua ofrojë qytetarëve veçanërisht në bujqësi.
 
Me hapjen e degës së sotme të Vitisë, ProCredit Bank shënon, 17 nëndegë të saj së bashku me 7 degët kryesore në mbarë Kosovën. Deri në fund të këtij muaji ProCredit Bank planifikon të hapë edhe një nëndegë tjetër në Besianë (Podujevë).