ProCredit Bank lanson kartelat Visa Business Globe dhe Visa Business Enterprise

Prishtinë, 25 Shtator, 2009 - Edhe një mundësi më shumë për klientët e biznesit. Kësaj radhe ProCredit Bank ka lansuar edhe dy kartela të reja  Visa Business Enterprise dhe Visa Business Globe, kartela këto të dizajnuara për të gjitha kompanitë e regjistruara në Kosovë të cilat kanë llogaritë e tyre në ProCredit Bank.

Visa Business Enterprise  është kartelë debiti e lidhur me llogarinë rrjedhëse të kompanisë e cila bën të mundur blerje permes internetit dhe pagesa kombëtare dhe ndërkombëtare deri në shumën e mjeteve që janë në dispozicion në llogari duke ju ofruar fleksibilitet dhe siguri.


Visa Business Globe është  kartel krediti e pranuar ndërkombëtarisht, që i’u mundëson ndërmarrjeve dhe bizneseve të bëjnë pagesa për mallra ose shërbime të ndryshme përmes rrjetit të terminaleve të shitjes.
Veçori e Visa Business Globe është se mund t’ju lëshohet personave përgjegjës në llogari rrjedhëse, si dhe me kërkesë të kompanisë kjo kartelë mund të lëshohet edhe për punonjësit  tjerë që nuk janë të lidhur me llogarinë rrjedhëse te biznesit.
Këto kartela  u mundësojnë klientëve të biznesit që ti përdorin të hollat nga llogaria e kompanisë duke kryer pagesat permes internetit dhe nëpër pika të shitjes si dhe të kenë qasje në të hollat e tyre në rrjetin e bankomatëve të vendosur jo vetën në Kosovë por edhe jashtë saj.

Për të rritur sigurinë gjatë realizimit të transaksioneve kartelat Visa Business Enterprise dhe Visa Business Globe  janë të pajisur me teknologjinë më të sofistikuar atë të Chip-it dhe gjatë shfrytëzimit të kartelave gjithmonë kërkohet që të shtypet numri personal identifikues.