Prishtinë,05 Prill 2010 -Klientët e ProCredit Bankës mund të kursejnë kohën e tyre, duke shfrytëzuar shërbimet më avancuara teknologjike si E-banking, SMS njoftimin, Debitimi Direkt, Tërheqje parash edhe në pikat terminale të shitjes, mbushje elektronike e telefonit E-top Up, shërbime këto të ofruara nga ProCredit Bank.
E-Banking
Të gjithë individët privat dhe bizneset që kanë llogari të hapur në ProCredit Bank mund të pajisen me shërbimin E banking. Me përdorimin e shërbimit E-banking klientët kanë qasje në llogari 24 në ditë gjatë 7 ditëve të javës, deklarata ditore të llogarive, ekzekutimi i pagesave ndër-bankare, nacionale dhe ndërkombëtare, shikimi i pasqyrës për të gjitha transaksionet që klienti i ka realizuar nëpërmjet bankës.
Tërhiq para edhe në pikat terminale të shitjes
Ndërsa shërbimi “Tërhiq para edhe në pikat terminale të shitjes” ju bën të mundur klientëve të bëjnë tërheqjen e parave të gatshme në arkat e tregtarëve apo dyqaneve, çdo herë që paguajnë me kartelë për mallin e blerë apo shërbimin e bërë. Vlen të theksohet që ky shërbim ofrohet vetëm në POS terminalet e ProCredit Bank-ës në shumën maksimale prej 100 eurosh.
Debitimi Direkt
Gjithashtu ProCredit Bank ofron edhe shërbimin Debitimi Direkt. Debitimi Direkt është një instrument pagese me të cilën klienti e autorizoni bankën,që përmes kompanisë të debitojë (tërheq) mjetet direkt nga llogaria bankare. Ky shërbim është i përshtatshëm për klientët pasi që në mënyrë automatike ata mund të bëjnë pagesat e rregullta mujore siç janë: rryma, telefoni, uji, ngrohja, etj.
SMS Shërbimi
Klientët e ProCredit Bankës kanë në dispozicion edhe SMS shërbimin, shërbim i cili u mundëson klientëve të ProCredit Bank-ës të kenë informacione rreth transaksioneve të tyre bankare në momentin që ato realizohen, ku përmes këtij shërbimi ProCredit Bank përpiqet të jetë sa më transparente në shërbimet e saja në mënyrë që klientëve t’ju lehtësoj punën me bankën duke ju dërguar informacione direkt në celularin e tyre.
Ndryshe deri më tani ProCredit Bank ka instaluar më shumë se 2000 Pos-terimale (pika të shitjes) dhe më shumë se 122 bankomate nëpër tërë Kosovën, me anë të të cilave klientët kanë mundësinë e realizmit të pagesave të ndryshme dhe qasjes në paratë e tyre 24 orë për 7 ditë të javës, kudo brenda dhe jashtë Kosovës.