ProCredit Bank lanson broshurën edukative për fëmijë “Energjia”

Prishtinë, 22 Prill 2010 - Për nder të ditës ndërkombëtare të Tokës ProCredit Bank lansoi broshurën edukative për fëmijë “Energjia”. Broshura “Energjia” tenton të shpjegoj fëmijëve  se ç’është energjia,resurset energjetike, si dhe përse duhet të kursejmë energjinë.

Kjo broshurë edukative u promovua në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë. 
Në këtë takim me nxënësit ishte e pranishme zv. Drejtoresha e ProCredit Bank-ës Eriola Bibolli e cila u shpjegoj nxënësve pjesëmarrës përmbajtjen e broshurës edukative, kurse Ministrja e Energjetikës Justina Pula-Shiroka,  u shpjegoj për rëndësinë e kursimit efikas të energjisë.

Në këtë takim nuk mungoj as zëvendës Ministri i Arsimit Agim Hyseni I cili u shpjegoj nxënësve se kursimi është edhe çështje e kulturës, e edukimit dhe vetëdijesimit, formë e fitimit pa mund dhe pa djersë por që kërkon një vetëdijesim të lartë nga te gjithë.

Nxënësit e kësaj shkolle u interesuan edhe për atë se sa po i shfrytëzon Kosova burimet energjetike të erës, dhe të asaj solare për ç'ka edhe morën informacionet adekuate.

Broshura edukative  "Energjia" është mbështetur nga Ministria e Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe nga Ministria e Energjetikës dhe Minierave dhe do tu shpërndahet të gjithë nxënësve të shkollave në Republikën e Kosovës.

Broshurën "Energjia" mund ta shkarkoni në www.prokid.info