ProCredit Bank njofton të gjithë klientët e saj se në kuadër të Shoqatës së Bankave të Kosovës merr pjesë në ,,Javën Evropiane të NVM-ve Kosovare”, e cila organizohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Përfaqësimi i ynë do të bëhet përmes paraqitjes së stendës dhe materialit promovues gjatë tërë ditës me datën 12 maj 2010 (e mërkure), në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, përkatësisht në katin e dytë të saj.
ProCredit Bank vlerëson se është në interes të përgjithshëm për të marrë pjesë në këtë rast, duke i mundësuar ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të marrin një sërë informatash, këshillash, mbështetje dhe ide për t’i ndihmuar ndërmarrësit që të zhvillojnë aktivitetet e tyre.
Pjesëmarrja jonë në javën Evropiane të NVM-ve Kosovare - 2010 do të ndihmojë dhe kontribuojë në zhvillimin e NVM-ve, përmes prezantimit të produkteve dhe shërbimeve që banka jonë i ofron këtij sektori.