ProCredit Bank inauguron Qendrën e Trajnimeve në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës

Prishtinë,6 Maj 2010 - Në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës u përurua Qendra e Trajnimit të BKUK-së, projekt i mbështetur nga ProCredit Bank.

ProCredit Bank qysh nga fillimi i operimit në Kosovë ka treguar përkushtimin e saj për vendin duke bërë një sërë donacionesh dhe mbështetjesh për projektet kulturore dhe edukative.

Në vazhdën e këtyre përpjekjeve ProCredit Bank në 10 vjetorin e operimit të saj ka bërë donacionin e dedikuar Bibliotekës Kombëtare Universitare.
Ky donacion i mundësojë bibliotekës që të rinovoj gjithë hapësirën e Qendrës së trajnimeve, si dhe është pajisur me projektor, kompjuterë dhe elemente të tjera përcjellëse.

Përveç kësaj ProCredit Bank  do të formojë edhe një kënd të bibliotekës me koleksione të librave nga fusha e shkencave ekonomike, që do të jetë në shërbim të studentëve me qëllim të zgjerimit të mëtutjeshëm të njohurive për këtë fushë të rëndësishme.