Prishtinë,28 Qershor 2010 - ProCredit Bank edhe këtë vit për të gjashtin vit me radhë organizon lojërat pa kufij për fëmijë lojëra këto tashmë tradicionale.
Qëllimi i këtij evenimenti është që fëmijët përmes shumë lojërave të kenë mundësinë që të sprovojnë forcën dhe shkathtësitë e tyre dhe njëkohësisht të shoqërohen me moshatarët e tyre nga komunat tjera.
Pjesëmarrës të këtyre lojërave, janë fëmijët e shkollave fillore nga të gjitha rajonet e Kosovës. Në secilin edicion të lojërave ProKid, do të garojnë nga 320 fëmijë të moshës 7 deri në 11 vjeç, gjithsej 1, 600 fëmijë për katër lojërat garuese, të cilat do të kurorëzohen me finalen e madhe.
Sikurse edhe vitet e kaluara, lojërat Prokid 2010 mbështeten nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Lojërat ProKid 2010 do të mbahen në pishinën “Europark” në Zllakuqan - Klinë dhe gjithashtu do të transmetohen në Koha Vision.