Prishtinë, 1 Korrik 2010 - ProCredit Bank ka kënaqësinë të ju informojë që sapo ka publikuar Raportin Vjetor. Raporti Vjetor përmban gjendjen financiare dhe një listë të arritjeve dhe aktiviteteve të ProCredit Bank-ës gjatë vitit 2009.
Raporti Vjetor 2009 gjithashtu do të jetë në dispozicion të publikut të gjerë në faqen zyrtare të bankës në internet në seksionin “Për Bankën” ose mund të shkarkohet këtu.
“ProCredit Bank në Kosovë ka vazhduar të japë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik gjatë vitit 2009 duke ofruar kredi për grupet kryesore të planifikuara. Portofoli i kredisë është rritur prej 441 milionë euro në 473 milionë euro. Duke iu falënderuar qasjes shumë të përgjegjshme ndaj kredidhënjes, kualiteti i portofolit të kredisë ka ngelur në nivel të mirë. “Sa i përket depozitave, një bazë klientësh në rritje konfirmon nivelin e lartë të besueshmërisë që ka publiku ndaj bankës sonë” ka thënë Dr. Klaus Glaubitt Kryetari i Bordit të Drejtorëve.
Ndërkohë që, Philip Sigwart, Menaxher i Përgjithshëm ka deklaruar “bazuar në misionin e ProCredit Bank-ës në ofrimin e shërbimeve të shkëlqyera, në vitin 2009 janë bërë shumë investime në teknologjinë moderne bankare për të rritur efikasitetin nëpër degë si dhe për të sjellë një eksperiencë të këndshme dhe të përshtatshme për klientët. Rezultatet tona të shkëlqyera kanë treguar edhe një herë që një qasje e orientuar në zhvillimin e shërbimeve bankare mund të jetë e suksesshme edhe komercialisht”.
Për më shumë, ProCredit Bank në vitin 2009 ka marrë çmimet “Banka më e mirë në Kosovë” nga “The Banker” dhe nga “Finance Central Europe”.