ProCredit Bank shpallet “Banka më e Mirë në Kosovë” nga Euromoney

Prishtinë, 16 Korrik 2010 - Euromoney, revista mbi tregjet financiare kryesore në botë me selinë e saj në Londër i ka dhënë çmimin “Banka më e Mirë në Kosovë” ProCredit Bank-ës në Kosovë.

Çmimet e Euromoney janë çmimet më prestigjioze në industrinë bankare globale të cilat u jepen institucioneve të cilat demonstrojnë një udhëheqje të shquar, ide dhe praktika të reja si dhe rezultate të larta financiare.

Çmimi i dhënë nga Euromoney është vlerësuar lartë nga Bordi Menaxhues i ProCredit Bank-ës.

“Ne jemi shumë krenar që në vitin e dhjetë të operimit tonë në Kosovë, banka jonë është vlerësuar si banka më e mirë në Kosovë nga “Euromoney”, revista mbi tregjet financiare kryesore në botë. Ne e shohim këtë çmim si një motivim shtesë për të vazhduar ndërtimin e një institucioni solid i cili kontribuon në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Banka jonë është një shembull i qartë që një institucion me një vizion të fuqishëm zhvillimor në të njëjtën kohë mund të jetë edhe shumë i suksesshëm komercialisht “ ka thënë Philip Sigwart, Drejtori Gjeneral i ProCredit Bank-ës