Prishtinë, 12 Korrik 2010 - ProCredit Bank e përcjellë këtë sezon veror me një ofertë speciale për të gjithë klientët e saj që udhëtojnë në Shqipëri ose Maqedoni.
Të gjithë klientët e ProCredit Bankës që posedojnë njërën nga kartelat Visa Electron, VisaClassic, Maestro ose MasterCard gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri dhe Maqedoni ju mundësohet:
• Tërheqja e parave në Bankomatet e ProCredit Shqipërisë dhe Maqedonisë për vetëm 1 Euro me kartelë debiti të ProCredit Bank - Maestro ose Visa Electron.
• Pagesa në dyqane, në POS terminalet e ProCredit Shqipërisë dhe Maqedonisë me 0% komision me të gjitha kartelat e ProCredit Bank.
Gjithashtu me këtë ofertë klientët përfitojnë edhe nga tarifat shumë të volitshme të këmbimit të valutave.
Vlen të theksohet që ProCredit Bank operon me 62 degë në tërë territorin e Kosovës, ka instaluar më tepër se 2 000 POS Terminale (Pika të Shitjes) tek shumë tregtar, ndërsa ka arritur në 138 numri i bankomateve të vendosura në mbarë Kosovën, në mënyrë që klientëve të bankës tu ofrohet qasje në të hollat e tyre 24 orë në ditë shtatë ditët e javës.