Prishtinë, 30 Korrik 2010 - Për të gjashtin vit me radhë ProCredit Bank mbështet Festivalin Ndërkombëtar të filmit të shkurtër dhe dokumentar “Dokufest”. Festivali fillon më 31 Korrik 2010 deri më 7 Gusht në Prizrenin historik dhe pitoresk që tërheq një numër të madh të artistëve nga regjioni dhe bota.
Festivali do t’i prezantojë 156 filma nga 34 shtete, të selektuara nga mbi 1300 filma sa kanë arritur sivjet në adresën e Dokufest-it. Filmat do të shfaqen dy herë në ditë në katër kinema, dy nën qiell të hapur dhe në dy të mbyllura.
Vlen të theksohet se ProCredit Bank ofron 50 % zbritje për të gjithë klientët që paguajnë biletën me njërën nga kartelat e bankës.