Prishtinë, 17 Shtator 2010 - Keni biznes? Keni nevojë për financimin e mjeteve qarkulluese dhe aseteve fikse në biznesin tuaj?
ProCredit Bank ju ofron përkrahjen maksimale për aktivitetet e biznesit tuaj, me ofertën më të mirë në treg. Të shpejtë dhe fleksibil për plotësimin e nevojave tuaja financiare. Përveç kësaj, ju ofrojmë po këtë përkrahje edhe nëse dëshironi të zgjeroni biznesin ekzistues në një tjetër të ri, të rritni profitabilitetin, apo të filloni me prodhim, me anë të kredive tona të biznesit me norma të volitshme interesi dhe me periudhë kthimi deri në 10 vjet.
Eko Kredi për biznese
ProCredit Bank është banka e parë në tregun e Kosovës që filloj të ofrojë Eko Kredi për biznese. Këto kredi ju bëjnë të mundur bizneseve dhe ekonomive familjare të investojnë në masat për kursim të energjisë, d.m.th. të shfrytëzojnë energjinë në mënyrën sa më efikase dhe si rrjedhojë ndikon në uljen e konsumit dhe shpenzimeve të energjisë duke mbrojtur njëherësh edhe ambientin.
Kreditë hipotekare për biznese
Kreditë hipotekare për biznese janë të disejnuar veçanërisht për klientë biznesi dhe ka për destinim financimin e pjesshëm të blerjes së patundshmërisë (banesë, shtëpi apo truall) ose financim ndërtimi për qëllime banimi.
Kreditë për financim të shitjeve tuaja
Duke qenë partner kontraktues i bankës sonë kemi gjetur zgjidhjen më të përshtatshme për financimin e shitjeve tuaja. Kjo kredi mundëson realizimin e thjeshtë të gjithë kësaj, pasi që ne financojmë blerësit (klientët) për të paguar mallrat/pajisjet që ata dëshirojnë t’i blejnë në kompaninë (biznesin) tuaj.
Mbitërheqja
Mbitërheqja (overdrafti) është produkt bankar i disenjuar për klientët afaristë, të cilët kanë nevojë për mbështetje finanaciare nga jashtë, si pasojë e problemeve të vogla me rrjedhën e të hollave kesh në periudha të ndryshme kohore, por probleme këto që nuk përcaktojnë domosdoshmërisht nevojën për kredi afatgjatë.
ProCredit Bank gjithashtu ofron një spektër të gjerë të shërbimeve dhe produkteve për biznes duke filluar nga llogari të ndryshme, transferte, kartela krediti dhe debiti, e-banking e shumë e shumë të tjera.