ProCredit Bank hap Qendrën e re të Bizneseve

ProCredit Bank në Kosovë ka hapur zyrtarisht Qendrën e re të Bizneseve. Dega e re, e cila gjendet në rrugën Bill Clinton, ndonëse e emëruar si qendër e Bizneseve, u ofron shërbime jo vetëm përfaqësuesve të bizneseve por të gjithë klientëve të ProCredit Bank-ës.

Sikurse të gjitha degët e bankës, edhe kjo degë, do të jetë në përputhje me filozofinë e bankës – duke krijuar një ambient mikpritës, miqësor, si dhe ofrim të shërbimeve sa më cilësore për klientët tanë.

Hapja e Qendrës së re të Biznesit rezulton me rritjen e ProCredit Bank-ës në Kosovë, me shtimin e numrit të klientëve tanë. Për dhjetë vjet të operimit në Kosovë, banka jonë ka shënuar suksese të vazhdueshme. Këtë e dëshmojnë edhe çmimet nga revista ‘Finance Central Europe” dhe Euromoney të cilat e radhisin ProCredit Bank-ën si bankën më të mirë në Kosovë për vitin 2010.