A e ke vërejtur se sa shumë risi ka sjellë Banka ProCredit? Çdo ditë, banka jote po punon drejt përmirësimit të operacioneve të veta të përditshme, duke të të ndihmuar të arrish qëllimet e tua financiare dhe duke e ruajtur mjedisin njëkohësisht.
Prej kartelave ekologjike që ta zbukurojnë kuletën, e deri tek parku solar i parë në Kosovë, ProCredit-i po bën ndryshimin.
E ti, nuk e di çka po pret! Hap llogari në ProCredit dhe menaxho paratë e tua si zotëri dhe ekologjikisht!
Ruajtja e mjedisit në proceset e brendshme
Për Bankën ProCredit, ofrimi i shërbimeve efikase dhe miqësore për mjedisin është prioritet.
Përkitazi me këtë prioritet, banka ka një sistem të menaxhimit mjedisor që monitoron dhe optimizon konsumin e energjisë dhe të burimeve të tjera brenda bankës. Kjo përfshin masa për të përmirësuar izolimin e ndërtesave të bankës, menaxhimin e mbetjeve dhe përdorimin e materialeve të qëndrueshme në të gjitha degët e saj.
Shembull konkret i një përkushtimi të tillë është norma 100% e riciklimit të letrës. Një normë e tillë, e shoqëruar nga investimet e shumta të bankës në teknologji, siç është ajo e nënshkrimit digjital, e kanë minimizuar dukshëm përdorimin e letrës, dhe rrjedhimisht, prerjen e drunjve!
Një tjetër shembull është edhe konsumi ujit. Banka e monitoron vazhdimisht sasinë e ujit të shfrytëzuar përmes pajisjeve më të reja, duke ngritur edhe vetëdijen e stafit rreth harxhimit pa nevojë të ujit.
Certifikimi EDGE dhe ndërtesat e gjelbra
Banka ProCredit është krenare që ndërtesa e zyrave qendrore është certifikuar me EDGE (Excellence in Design for Greater Efficiencies). Kjo certifikatë tregon përkushtimin e bankës tënde për të kursyer energji dhe ujë, si dhe për të përdorur materiale të qëndrueshme në ndërtim, duke e bërë këtë ndërtesë të vetmen të atij lloji në Kosovë.
Ku ke parë mik më të mirë të mjedisit!
Përdorimi i veturave elektrike
Dashuria për natyrën lulëzon në ProCredit!
Duke inkurajuar përdorimin e transportit të qëndrueshëm, banka përdor vetëm flotë të veturave elektrike dhe hibride për çdo proces të brendshëm të vetin.
E përveç kësaj, banka ka instaluar edhe stacione të mbushjes për veturat elektrike në disa nga degët e saj dhe në shumë lokacione të tjera në të gjithë Kosovën. Një infrastrukturë e pasur me stacione të shumta mbushjeje për makina elektrike nxit ekonomi më të gjelbër, që i nevojitet më së shumti vendit tënd!
E stafin, ata që qëndrojnë prapa magjisë së ProCredit-it, banka i ka pajisur me kartela ProUrban të cilat u mundësojnë atyre t’i përdorin autobusët urbanë pa asnjë tarifë!
Kartelat e riciklueshme
Dizajni i ri i kartelave të Bankës ProCredit është miqësor ndaj mjedisit. Kartela jote e re (apo e ardhshme) bankare është e punuar nga materiale të riciklueshme, duke kontribuar kështu në reduktimin e mbetjeve plastike dhe ndotjeve të ndryshme.
Madje, jo vetëm që janë miqësore me mjedisin, por kanë edhe dizajn të veçantë, që bie në sy! Një dizajn i tillë promovon ndërgjegjësimin për mjedisin si dhe është jashtëzakonisht i bukur estetikisht, i denjë për ty, si klient i Bankës ProCredit!
ProCredit, mik i natyrës
Për Bankën ProCredit, reduktimi i emetimeve të CO2 dhe promovimi i mjedisit të pastër është pjesë integrale e misionit të vet. Ky fakt e dallon atë jo vetëm si institucion financiar, por edhe si biznes shembull në Kosovë.
Lehtë për ty – në mjedis të pastër!