ProCredit Holding listohet në Bursën e Frankfurtit

Që nga 22 dhjetori 2016, ProCredit Holding AG & Co. KGaA (ProCredit Holding), kompania amë e grupit ndërkombëtar të bankave ProCredit, është listuar në “tregjet e rregulluara” (Prime Standard) të Bursës së Frankfurtit (Frankfurter Wertpapierbörse) në Gjermani. Kjo shënon një tjetër moment historik në zhvillimin e suksesshëm të grupit ProCredit që nga themelimi i tij si grup bankar në vitin 2003.

Me këtë listim në Bursën e Frankfurtit, ProCredit Holding hapet për investitorë të cilët mund të identifikohen me qasjen unike të grupit ndaj bankimit dhe me misionin etik korporativ të zbatuar dhe të jetësuar nga këshilltarët jashtëzakonisht të trajnuar mirë të klientëve në secilën bankë ProCredit.

Si një grup i ri  bankar, modern dhe shumë i integruar, i cili është i pozicionuar shumë mirë në sektorët bankar ku operon , kryesisht të ekonomive në zhvillim, grupi ProCredit beson në zhvillim ekonomik që është në përputhje me kriteret ekologjike dhe shoqërore të tij. Grupi është i përqendruar në Evropën Juglindore dhe Lindore ku shërben si “Bankë partnere ” për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM-të).  Grupi ProCredit i kushton rëndësi të madhe nxitjes së ndërmarrësisë përmes bashkëpunimit me NVM-të formale, progresive të cilat kanë modele të qëndrueshme afariste.

Listimi i ProCredit Holding në nën-segmentin “Prime Standard” të Bursës së Frankfurtit thekson edhe më tej zotimin e ProCredit-it ndaj transparencës, një shtyllë kjo me rëndësi të veçantë e cila vazhdimisht  e ka mbështetur grupin gjatë rrugës zhvillimore dhe profitabile të tij.

Pranimi i ProCredit Holding si anëtar i Bursës së Frankfurtit do të duhej mbi të gjitha të ishte lajm i mirë për klientët NVM të grupit, ku potenciali i shkëlqyer për rritje do të ju shërbej edhe më mirë nga qasja më e madhe e ProCredit Holding në tregun e kapitalit.

Për më shumë informata: http://www.procredit-holding.com/en/investor-relations.html