search icon

Zgjidh Kredinë:

  • Kredi konsumuese
  • Kredi për shtëpi
  • Kredi për veturë
  • Kredi e gjelbër
  • E-Banking
    • ALB
  • Për ty
    • Hap llogari
    • Fillo të kursesh
    • Apliko për kredi
      • Kredi personale 100% online deri në 10,000€
      • Kartela e kreditit TOP
      • Kredi për shtëpi/banesë
      • Kredi konsumuese
      • Kredi për renovim
      • Kredi për veturë
      • Kredi për shkollim
      • Kredi e gjelbër
      • Mbitërheqje
      • Grantet
    • Shërbime digjitale
      • Kartela e debitit
      • Apple Pay
      • Google Pay
      • Aplikacioni mobil
      • e-Banking dhe transfertat
      • Shërbimet me SMS
    • Çmimorja
    • Rrjeti
  • Për biznesin tënd
    • Hap llogari
    • Fillo të kursesh
    • Apliko për kredi
      • Kredi për kapital qarkullues apo blerje malli
      • Limiti kreditor
      • Linja kreditore
      • Kredi e gjelbër
      • Mbitërheqje
      • Financimi tregtar
      • Marrëveshjet me partnerë
      • Apliko për kredi deri në 100,000€
    • Shërbimet digjitale
      • Kartelat
      • e-Banking dhe transfertat
      • e-Commerce
      • POS dhe m-POS
      • SMS shërbimet
      • Deponimi i parave kesh mbi EUR 10,000
    • ProConnect
    • Çmimorja
  • Për ne
    • Misioni i bankës
    • Struktura e bankës
      • Aksionarët
      • Bordi i drejtorëve
      • Bordi menaxhues
    • Karriera
      • Puna në ProCredit
      • Si ti bëhesh pjesë e ProCredit?
      • Konkurset e punës
    • Për komunitetin
    • Siguria online
    • Sistemi i sinjalizimit
    • Publikimet financiare
      • Raportet tremujore
      • Raporte vjetore
      • Kurset e këmbimit
      • Indexi WAIR
  • Për planetin tonë
    • Çka bëjmë ne?
    • Çka mund të bësh ti?
    • Kalkulatori i CO₂
    • Raporte të gjelbra
    • Certifikimet dhe anëtarësitë
E-Banking
  • ALB
  • Lajmet
  • Kalkulatori i kredisë
  • Kalkulatori i solareve
  • Pronat
  • Aplikimi online
  • Video udhëzuese
  • Tenderët
  • Ankesat
Bëhu me llogari për 10 minuta! Nisja qitash!
  • Logo
  • Logo
Të tjera

Nise muajin me shpërblim nga ProCredit dhe Mastercard

Përfito 10% Cashback me kartelën tënde Mastercard

ProCredit Bank njofton klientët e saj se nga 1 shtatori 2026 fillon oferta e...

Hap Llogari dhe Fito Menjëherë

Afatizo minimum 5,000 € për 6 muaj dhe përfito bonus të menjëhershëm në llogarinë tënde rrjedhëse.

minuta lexim
12/7/2016

Ndaje

  • facebook
  • linkedin
  • twitter

Banka ProCredit inauguron Qendrën Rajonale të Trajnimeve në Prevallë të Prizrenit për punëtorët e Bankave ProCredit

Prishtinë 07 dhjetor, 2016 – Banka ProCredit zyrtarisht ka inauguruar sot qendrën rajonale të trajnimeve pikërisht në përvjetorin e 17- të të operimit të bankës në Kosovë.

Qendra rajonale e trajnimeve e cila është e ndërtuar në Prevallë të Prizrenit, do të ofrojë trajnime të avancuara të cilat janë të dizajnuara për të thelluar dhe përditësuar njohuritë e specializuara të punonjësve të bankave ProCredit si në Kosovë ashtu edhe në rajon në fushat e tyre të veprimtarisë dhe gjithashtu për të rritur aftësitë e tyre analitike dhe ndërpersonale.

“Suksesi dhe qëndrueshmëria që ne shfaqim në operacionet e biznesit, janë rezultat i drejtpërdrejt i përkushtimit tonë për arritjen e objektivave që ne i kemi vendosur  në linjë me misionin dhe vizionin e bankës. Gjithsesi, asnjë objektivë nuk mund të arrihet pa një skuadër punonjësish të motivuar, dedikuar dhe mirë-trajnuar. Andaj, për këtë arsye, investimet në trajnimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të punonjësve tanë janë të një rëndësie të veçantë. 
Ne besojmë që zgjedhja e Kosovës për ndërtimin e kësaj qendre, investim ky mbi 3.2 milion i bankës tonë tregon përkushtimin e grupit ProCredit në  avancimin e mëtutjeshëm të kapaciteteve humane dhe vendosmërinë për zhvillimin e sektorit bankar dhe zhvillimit ekonomik të vendit” shtoi Ilir Aliu drejtor gjeneral në Bankën ProCredit në Kosovë.

Në anën tjetër Ministri i Financave Avdullah Hoti shtoi se “Zgjedhja e Kosovës për ndërtimin e kësaj qendre, është një hap i rëndësishëm dhe jep një sinjal pozitivë  për kushtet e të bërit biznes në Kosovë,  mënyrë kjo shumë e mirë për të treguar mundësit e investimeve në Kosovë”.

Edhe Borislav Kostadinov, Kryetar i bordit të drejtorëve të bankës ProCredit në Kosovë tha se  “Qendra e re rajonale në Kosovë, është një  shembulli i përkryer që tregon seriozitetin, kur themi që ne ofrojmë një ambient stimulues për stafin tonë në të cilin ata mund të zhvillojnë tutje aftësitë e tyre dhe të mësojnë më shumë nga njëri tjetri”.
 
“Stafi është faktori kyç i sendërtimit institucional. Hapja e kësaj qendre të trajnimeve me karakter rajonal paraqet një storie suksesi në sektorin bankar, dhe në sektorin financiar në përgjithësi. Sektori bankar është një ndër sektorët që paraqet storie suksesi edhe në kontekst të investimeve të huaja direkte në përgjithësi duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe pse jo edhe promovimin e vendit tonë në këtë drejtim” shtoi më tej zv. guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës zt.  Fehmi Mehmeti

“Ambasada Gjermane në Kosovë ka një kooperim të gjatë me Bankën Procredit, dhe jam e bindur që mënyra serioze dhe konstruktive e të bërit biznes nga banka ProCredit ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Jemi krenar të themi banka ProCredit është një bankë gjermane me kapital  dhe standarde gjermane“ shtoi znj. Angelika Viets, Ambasadore e Republikës Gjermane në Kosovë.

Vlen të theksohet, se Banka ProCredit investon rreth 812 mijë euro në vit në trajnimin dhe zhvillim të personelit, që përkthehet në një mesatare vjetore të investimit prej rreth 1,130 EUR për punonjës.

Qendra Rajonale e Trajnimeve  është objekti i parë në vend që është ndërtuar me standarde të larta ekologjike, duke qenë se janë bërë investime në : panele fotovoltaike, panele diellore për ngrohje të ujit, izolim termik, impiant për trajtimin e ujërave.
Qendra ka një sipërfaqe prej 3300m2, 4 klasa mësimi të pajisura me të gjitha mjetet për trajnim, 33 dhoma gjumi që sigurojnë kapacitet optimal, restorant dhe mundësi për sporte rekreative.

 

E mëparshme
Ofertë speciale për klientët privatë
Tjetër
ProCredit Holding listohet në Bursën e Frankfurtit

Na shkruaj

  • Për çdo pyetje
    na shkruaj e-mail

Na kontakto

  • 049/555-555
    038/555-555

Rrjeti

  • Shiko listën e degëve dhe ATM 

Çmimorja

  • Klientë privatë
    Klientë biznesi

Ligjore

  • Kushtet dhe rregullat
    Informata ligjore
    Politikat e privatësisë
    Pajtueshmëria

© 2026 ProCredit Bank Kosova

ProCredit Bank Kosova merr pjesë detyrushëm në Fondin e Sigurimit të Depozitave të Kosovës