Në ditët e sotme, nuk është mister, koha është monedhë. Andaj, që të jesh në hap me botën, për ty është thelbësore të kesh një bankë që ofron lehtësi dhe efikasitet në çdo gjë që të duhet.
E, në mesin e shërbimeve të personalizuara dhe mënyrave efektive për të menaxhuar paratë e tua me të cilat Banka ProCredit shquhet, kultura financiare lulëzon. Jo vetëm nga 25 vjetët e operimit në vend, por dhe nga përkushtimi ndaj ndryshimit pozitiv dhe inovacionit në treg, ProCredit vazhdon ta dëshmojë veten si banka jote dhe e vetmja.
Nëse kërkon një bankë që të vlerëson dhe përmbush nevojat tuaja personale, ProCredit është zgjedhja jote. Hap llogari sot!
Shërbime moderne dhe digjitale
Në një botë gjithnjë e më digjitale, Banka ProCredit vazhdon investimet e vazhdueshme në teknologji të avancuara për të të ty ofruar shërbime të shpejta, të sigurta dhe të përshtatshme!
Frytet e një përkushtimi të tillë janë evidente. Duke filluar nga hapja e llogarisë 100% online e deri te pagesat përmes Google Pay, ti si klient i ProCredit shijon avancimet në shërbimet bankare i pari!
Një bashkëpunim i tillë i bankës me gjigantë teknologjikë si Google për të integruar Google Pay në sistemet e veta tregon gatishmëri të paparë të institucionit për të të ofruar një përvojë të përmirësuar. Në anën tjetër, platforma e thjeshtë e-Banking dhe aplikacioni mobil shumë i përshtatshëm ta lehtësojnë menaxhimin e financave personale në maksimum.
Mos prit, rehatia financiare është një klikim larg! Shkarko aplikacionin dhe hape llogarinë nga kolltuku – shijoji këto shërbime i pari!
Shtylla jote drejt investimeve të sukseshme
Kohët fleksibile thërrasin për produkte fleksibile! Është fakt i shkruar në gur dhe i dëshmuar gjatë 25 viteve operim në tregun kosovar – Banka ProCredit përqafon fleksibilitetin!
Për çkado që të nevojitet mbështetje financiare, qoftë investime në pasuri të paluajtshme apo projekte që të ofrojnë një rrjedhë të qëndrueshme të të ardhurave, ProCredit ofron një gamë të gjerë produktesh.
Duke filluar nga llogaritë e kursimeve me norma të favorshme interesi deri te kreditë e personalizuara me kushte të favorshme të cilat dizajnohen enkas për t’u siguruar sukses projekteve të tua personale, Banka ProCredit është partneri yt financiar! Jo vetëm duke të ta lehtësuar procesin e investimit, por duke të të siguruar edhe mbështetjen e nevojshme për të realizuar projektet e tua me sukses.
Afër teje, në çdo qytet
Në një iniciativë të re për të sjellë shërbimet bankare më afër teje dhe të të lehtësojë ty qasjen në financa, Banka ProCredit ka zgjeruar rrjetin e degëve në shumë qytete kosovare. Nga tani, ti mund të kryesh transaksione bankare pa pasur nevojë të udhëtosh larg - bankën e ke në derë të shtëpisë!
E përveç kësaj, çdo degë ofron shërbime të personalizuara për të përmbushur nevojat specifike të komunitetit tënd lokal si dhe ke mundësinë të marrësh këshilla financiare nga ekspertët e bankës për të menaxhuar më mirë financat e tua personale dhe investimet.
Ky zgjerim i rrjetit të degëve është hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve bankare dhe rritjes së përfshirjes financiare në të gjithë vendin. Bashkoju komunitetit më të madh bankar në Kosovë, hape llogarinë në ProCredit!
Lehtë për ty!