Ministri i në largim i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, thotë se deri më tash Kosova ka investuar më shumë se 40 milionë euro në efi çiencë të energjisë elektrike, ndërkaq sipas tij janë të planifi kuara edhe 45 milionë euro të tjera
Efi çienca e energjisë po trajtohet me prioritet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), me ç’rast masat konkrete janë të inkorporuara në Planin Kombëtar për Efi çiencë të Energjisë. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste i pari i kësaj Ministrie, Blerand Stavileci, duke shtuar se në kuadër të këtij plani parashihen masa të cilat kur të implementohen do ta sigurojnë një kursim të energjisë prej 9 për qind të konsumit të energjisë në vitin 2018, e që është në linjë edhe me obligimet kontraktuale që ka Kosova. Stavileci ka sqaruar se implementimi i masave të caktuara siç janë: ndërrimi i dyerve, dritareve, izolim, ngrohje qendrore etj, rezultojnë me kursime te mëdha të energjisë, të cilat do të kenë efekte të uljes së vlerave në faturat që ne i paguajmë për energji. “Kursimet në sektorin e amvisërisë mesatarisht janë rreth 30-40%, pra do të këtë mesatarisht 35% më pak konsum të energjisë”, thotë ai.
Kapacitetet gjeneruese të energjisë në Kosovë janë kryesisht të bazuara në qymyr. Kur do të arrihen objektivat e BE-së për prodhim të energjisë së pastër?
Stavileci: Kosova është anëtare e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, prandaj sikurse të gjitha shtetet e tjera anëtare, edhe ne jemi të obliguar t’i plotësojmë caqet e energjisë nga burimet e ripërtëritshme, në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë për zbatimin e Direktivës 2009/28/EC, prandaj ne kemi miratuar cakun obligativ te Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (BRE) deri në vitin 2020. Ky cak është 25% pjesëmarrje e energjisë nga BRE-të në konsumin fi nal bruto të energjisë. Caqet e BRE-së janë planifi kuar të plotësohen nga energjia fotovoltaike, biomasa solide, era, hidrocentralet ekzistuese dhe atyre të reja. Qasja jonë është balancuese në raport me Burimet e Ripërtëritshme për dy arsye. E para, në mënyrë që ta kemi një sistem të optimizuar, Burimet e Ripërtëritshme kanë nevojë për burimet e furnizimit bazik, siç është në këtë rast Termocentrali, dhe e dyta, bazuar në njërën nga objektivat kryesore në programin qeverisës, ku pos sigurisë së furnizimit përballushmëria e çmimeve është një komponentë shumë e rëndësishme. Ne duhet kuptuar që teknologjitë e prodhimit nga Burimet e Ripërtëritshme mbesin ende me kosto të lartë, prandaj çdo futje në sistem te Burimet e Ripërtëritshme rrjedhimisht do të refl ektojë në rritje të tarifave të energjisë elektrike.
240 MEGAVAT NGA HIDROCENTRALET E VOGLA
Sa ka kapacitete që Kosova ta prodhojë një sasi të konsiderueshme të energjisë solare dhe hidro dhe sa megavat prodhohen aktualisht energji e pastër?
Stavileci: Sa i përket energjisë elektrike dhe kapaciteteve të parashikuara, në vitin 2020, sipas cakut promovues, planifi kohet të instalohen 240 megavat energji nga hidrocentralet e vogla. Ndërsa nga llojet e tjera të Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë, energjia nga era është parashikuar të ketë kapacitet të instaluar, 150 megavat, energjia fotovoltaike, 10 megavat dhe energjia nga biomasa, 14 megavat. Aktualisht në Kosovë kemi prodhim të energjisë elektrike prej 142.34 gigavat në vit nga hidrocentralet e vogla dhe energjia fotovoltaike.
Cila është strategjia e MZHE-së për efi çiencë të energjisë?
Stavileci: Efiçenca e energjisë nga MZHE-ja trajtohet me prioritet. Kjo mund të shihet edhe në pjesën e dedikuar në kuadër të strategji së energjisë, por njëherë edhe me masa konkrete të cilat janë të inkorporuara në Planin Kombëtar për Efiçiencë të energjisë. Në kuadër të këtij plani parashihen masa të cilat kur të implementohen do ta sigurojnë një kursim të energjisë prej 9% të konsumit të energjisë në vitin 2018, e që është në linjë edhe me obligimet kontraktuale që ka Kosova.
Sa investime të tilla keni bërë dhe cilat janë projektet më të mëdha?
Stavileci: Deri më tani Kosova ka investuar rreth 40 milionë euro në efi çiencë, duke përfshirë edhe projektet e donatoreve si: EU, GIZ, UNDP etj. Kurse janë në implementim apo janë në planifi kim edhe 45 milionë euro tjera së bashku me partnerët: Komisionin Evropian, Bankën Botërore dhe Bankën Gjermane KFW. MZHE-ja përmes buxhetit të saj në vazhdimësi projekte të karakterit promovues siç janë fushat publike, auditime të energjisë dhe implementime të sistemit të ngrohjes në shkolla.
KTHIMI NË INVESTIME, 7-10 VJET
Cilat janë përfi timet për qytetarët nëse investojnë në efi çiencë të energjisë dhe a do të ndikojë kjo edhe në përmirësimin e mjedisit në vend?
Stavileci: Përfitimet e qytetareve janë shumë të mëdha, edhe pse në fi llim siç dihet çdo investim përcillet me kosto të caktuara, mirëpo implementimi i masave të caktuara siç janë dyer, dritare, izolim, ngrohje qendrore etj, rezultojnë me kursime të mëdha të energjisë, të cilat do të kenë efekte të uljes së vlerave në faturat që ne i paguajmë për energji. Kursimet në sektorin e amvisërisë mesatarisht janë rreth 30-40%, pra do të këtë mesatarisht 35% më pak konsum të energjisë. Bazuar në praktiken që kemi si dhe auditimet energjetike nëpër objekte të ndryshme mund të themi se kthimi i investimeve për një familje që investon në masat e efi çiencës së energjisë është 7-10 vjet
BANKAT PO I PROMOVOJNË KREDITË PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË
Bankat komerciale në vend japin kredi për efi çiencë të energjisë. Cili është kthimi në investimet e efi çiencës në periudha afatgjate?
Stavileci: Çdo investim që bëhet, por edhe në fushën e efi çeinces së energjisë, ka një periudhë kthimit të caktuar dhe kjo varet nga niveli i masave që implementohen. Megjithatë, në fushën e efi çiences çdo investim i cili ka periudhën e kthimit deri në 7 vjet llogaritet si investim i mirë. Gjithashtu, duke marrë në konsideratë që efi çienca e energjisë është trajtuar me prioritet nga shteti dhe duke marrë për bazë normën, periudhën e kthimit të investimeve, edhe sektori banka komercial në Kosovë promovon në mënyrë të vazhdueshme këto lloje të kredive, të cilat zakonisht janë me kushte më të volitshme. Edhe pse dihet se normat e interesit të kamatave në Kosovë vendosen mbi bazën e kushteve të tregut, trendi i tyre është në ulje e sipër
A parashihet ndarja e fondeve të caktuara nga Qeveria për bankat në mënyrë që të rritet përqindja e kredive për efi çiencë dhe njëkohësisht me norma më të favorshme?
Stavileci: Qeveria e Kosovës përmes garancioneve të dhëna nga shteti ka ndihmuar në krijimin e linjave kreditore për sektorin publik, siç janë ato me Bankën Botërore (BB) dhe KfW-në. Pra, ne në fazën e parë jemi fokusuar në sektorin publik, kurse partnerët tanë, më konkretisht Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ka ndërtuar linja kreditore së bashku me bankat lokale komerciale për ta targetuar amvisërinë dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Në shtetet e rajonit qeveria i subvencionon qytetarët nëse investojnë në sistemin e ngrohjes (me pelet), në mënyrë që të parandalohet shkatërrimi i pyjeve dhe mbrojtja e ambientit. A ka ide të tilla edhe nga Agjencia e Kosovës për Efi çiencë të Energjisë, e cila funksionon në kuadër të MZHE-së?
Stavileci: Idetë në këtë fushë nuk mungojnë as nga MZHE-ja. Në këtë vit kemi buxhetuar 1 milion euro si bazë për krijimin e fondit për Energji Efi çiente. Ne tashmë kemi edhe studime përkatëse dhe jemi në fazën e diskutimit të modaliteteve të implementimit, pasi që Komisioni Evropian, BB-ja, etj. kanë shprehur interes të madh të bëhen pjesë e këtij fondi. Në mënyrë që të përfi tojmë dhe ky fond të rritet ne tani po i diskutojmë modalitetet e implementimit me qëllim që t’i përshtatemi legjislacionit në fuqi si dhe rregullave të disbiursimit të këtyre institucione ndërkombëtare.
31 MILIONË EURO KREDI NGA BANKA BOTËRORE
A keni përkrahje nga donatorët ndërkombëtarë në projektet për efiçiencë të energjisë elektrike dhe cilat janë ato?
Stavileci: Këtu vlen të theksohet edhe kontributi i KE-së, ku nëpërmes instrumentit të Instrumentit për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA) kemi arritur t’i investojmë rreth 15.6 milionë euro. Investime këto kryesisht në objekte publike si shkolla dhe spitale (63 shkolla dhe 2 spitale). Gjithashtu në proces janë edhe linjat kreditore nga BB-ja me vlerë prej rreth 31 milionë eurosh, investime këto të dedikuara kryesisht për nivelin qendror si dhe nga Kfw-ja me vlerë prej 7.5 milionë euro, të dedikuara për ndërtesat publike për nivelin komunale. Vlen të përmendet me një rendësi të veçantë edhe projekti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim prej 12 milionë eurosh, kryesisht i dedikuar për sektorin e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe Amvisërisë. E re në ketë projekt ka qenë edhe kuota e rikompensimit prej 20% për çdo investim që është bërë edhe është vlerësuar nga ekspertët përkatës. Gjithashtu parashihet që edhe përmes IPA-së 2017 pritet të përfi tohet donacioni nga BE-ja në vlerë prej 10 milionë eurosh, zbatimi i masave të EE-së në nivel komunal. Ky projekt parashihet të fi llojë së zbatuari në vitin 2018.
A parashihet edhe shpërndarja e rrjetit të “Termokosit” edhe në komunat tjera përpos Prishtinës, në mënyrë që të kursehet energjia elektrike?
Stavileci: Për informimin tuaj, përveç mbështetjes që i kemi dhënë dhe vazhdojmë t’ia japim ngrohtores së qytetit të Prishtinës, “Termokosit”, ne jemi në fazën fi nale të përgatitjes për investime të përbashkëta me donatorë ( KE) për ngrohtoren e Gjakovës, ku pritet të jetë një investim prej rreth 15 milionë eurosh. Gjithashtu ju njoft oj se tashmë në jemi në fazën e përgatitjes së termave të referencës për studime të fi zibilitetit në disa komuna, siç janë në Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Drenas, Kastriot, Mitrovicë, etj. Pas realizimit te studimeve presim të kemi rekomandime konkrete se në cilat komuna dhe me çfarë kapacitetesh do të mund të ndërtohen impiante të ngrohjes.