Si të hapësh llogari në ProCredit 100% online?

A e ke ngu Yllin? Kushdo që të ka thonë me shku në bankë për me hap llogari, ka gabu! 

Banka ProCredit të mundëson ta hapësh llogarinë kudo që je, krejtësisht online. Po po, edhe aplikacionin, edhe nënshkrimin për të konfirmuar llogarinë tënde, krejt online i kryen! 

E për me ia fillu rrugëtimit tënd financiar mbarë, ProCredit është siguruar që procesi të jetë sa i lehtë, aq edhe transparent, gjithmonë me ty në mendje.

Si dhe pse, informohu në detaje nga pionierja në digjitalizimin e shërbimeve bankare, banka jote ProCredit.

A person in a blue robe pointing at a phone

Description automatically generated

Çka të duhet për me hap llogari bankare? Veç internet!

Edhe Yll Limani pajtohet, hapja e llogarisë është jashtëzakonisht e lehtë në Bankën ProCredit. Thjesht shkarko aplikacionin ProCredit dhe për 10 minuta mundesh me pajis veten me llogari.

Krejt çka duhesh të bësh është të ndjekësh hapat në vijim:

  1. Së pari, sigurohu që je në një vend të qetë dhe ke lidhje me internet stabil. Mbaj në mend se ky proces është tërësisht online, andaj interneti i dobët është pengesa jote e vetme drejt një llogarie bankare me plot shërbime brenda saj!

  2. Tash, pasi e ke siguruar internetin, instalo aplikacionin ProCredit në pajisjen tënde të mençur. Këtë aplikacion e gjen në App Store apo Play Store, varësisht nga lloji i pajisjes tënde.

IOS: https://apple.co/3dXSsbq

Android: https://bit.ly/2Zk664w

  1. Nga aty, kliko butonin ‘Hap llogari bankare’ i cili shfaqet në qendër të ekranit, porsa të hapësh aplikacionin. Kliko butonin “ vazhdo” dhe nisja bashkëpunimit me këmbë të mbarë! Pastaj, vazhdo plotëso të gjitha fushat e nevojshme….

Cilat janë dokumentat që ju duhen

  • Dokument i vlefshëm i Kosovës: (letërnjoftim apo pasaportë); dhe

  • Dëshmi e adresës së banimit: faturë e shërbimeve publike jo më e vjetër se 6 muaj.
    E nëse krejt i ke të gatshme, llogarinë e hap edhe para 10 minutave!

Pasi të kesh dokumentet e nevojshme pranë vetes, ndiq hapat që shfaqen në ekranin tënd. Zgjidh llojin e dokumentit personal që do të prezantosh dhe thjesht fotografo dy anët e atij dokumenti.

Tani, nuk ka mbetur shumë! Thjesht prit verifikimin dhe për pak bëja vetes përhajr llogarinë! 

E kur të përfundojë verifikimi, llogaria do të jetë aktive dhe gati për përdorim. Krejt, ama bash krejt, i ke kryer prej kolltukut tënd! Ma lehtë se me këndu, a po?
 

A person in a robe holding a phone

Description automatically generated

Përfitimet e llogarisë 100% online

Banka ProCredit, si Ylli këtë vit, nuk ka të ndalur!

Përveç se ti shijon të gjitha përfitimet e një llogarie bankare pa vizituar bankën as edhe një herë, ti gjithashtu fiton:

Rehati: Qoftë në mal e qoftë në det, llogarinë e hap kudo që e kap interneti dhe në çdo kohë që të duhet!

Shpejtësi: Siç e lexove edhe vet, procesi i aplikimit dhe verifikimit është i shpejtë dhe efikas.

Siguri: Të dhënat e tua janë të mbrojtura me teknologjinë më të fundit të sigurisë, në pajtueshmëri të plotë me politikat strikte të Bankës ProCredit për mbrojtjen e të dhënave.

Nuk e di pse ende je në dilemë, po veç ngo Yllin e hajde në ProCredit!

Lehtë për ty!