Si t’i zvogëloni për 50% faturat mujore

Nëse e mendon të pamundur, e ke gabim. Faturat e tua mujore kanë potencial të zvogëlohen në kosto deri në 50% - ekologjikisht!

Shpenzimet mujore janë padyshim temë diskutimi çdo fund muaji. Qoftë në dimër e qoftë në verë, ekziston një ndjenjë paniku kur postieri të dorëzon faturat mujore, pasi çdo kosto e prek direkt xhepin tënd.

Mirëpo, kompromisi mes cilësisë së jetës dhe rehatisë tënde financiare nuk duhet të jetë zgjedhje që detyrohesh ta bësh. Banka ProCredit të ofron zgjidhje praktike që të japin hapësirë edhe të kursesh, edhe të plotësosh të gjitha nevojat e tua dhe të familjes tënde. 

Eja ta shndërrojmë bashkë brengën e shpenzimeve mujore në problem të së kaluarës!

Rinovo shtëpinë/banesën tënde

Ndërroji dyert dhe dritaret, izoloji muret dhe kulmin! Të gjitha këto veprime do të rezultojnë në fatura dukshëm më të ulëta mujore dhe në anën tjetër, shtëpia jote do të jetë e freskët gjatë verës dhe e ngrohtë gjatë dimrit. 

Me mbështetjen e Bankës ProCredit, që është e specializuar në produkte kreditore për efiçiencë të energjisë, ti mund t’i përfitosh këto benefite, madje me interes shumë të favorshëm! Mjafton ti të jesh gati për një investim të tillë. 

Instalo pompat termike – jeto ekologjikisht!

A ke menduar ndonjëherë të instalosh sistem të ngrohjes me pompa termike në shtëpinë tënde?

I shoqëruar me izolim të mirë, pompat termike janë fantastike në atë që mund të bëjnë për kostot e tua mujore! Ato janë të përshtatshme për ngrohje dhe ftohje, duke ofruar zgjidhje të gjithanshme për të gjitha stinët. 

E me kredinë e Bankës ProCredit, si mik i natyrës, ky investim është mjaft i përballueshëm.

Instalo panele solare – merr nga fuqia diellit!

Potenciali i paneleve solare është i paeksploruar. Ti ndoshta nuk e di, por instalimi i paneleve solare dhe përdorimi i energjisë së diellit për shtëpinë tënde mund të t’i përgjysmojë shpenzimet e rrymës gati në gjysmë! Përveç asaj, duke u ngrohur me ndihmën e diellit, ti kontribuon në mbrojtjen e mjedisit dhe zvogëlon harxhimin e burimeve natyrore ekzistuese dhe ndikon dhe në mbrojtjen e ajrit më të pastër.

Shiko kalkulatorin e solareve dhe gjej sa mund të kursesh me këtë investim.

Merr kredi ekologjike në ProCredit

Kreditë e ofruara nga Banka ProCredit vijnë me kushte të favorshme dhe mundësi për të zgjedhur afate të kthimit që përputhen me planin tënd financiar. Duke investuar në shtëpinë tënde me ndihmën e kredive të ProCredit, jo vetëm që përmirëson jetën tënde të përditshme, por edhe ndërton një të ardhme më të pastër për ty dhe familjen tënde.

Apliko online këtu.

Lehtë për ty!