Solaret janë e ardhmja. Si ta shfrytëzojmë diellin për të krijuar energji?

A e njeh fuqinë e diellit? Jo veç dritë edhe nxehtësi, por gjithçka përtej!

Faturat e larta elektrike janë padyshim temë diskutimi çdo fund muaji. Qoftë me të lirën e qoftë me të shtrenjtën, shpenzimet elektrike kërkojnë të ndash shuma marramendëse nga buxheti yt mujor.

E pa energji elektrike është e pamundur të funksionosh, pasi ajo plotëson disa nga kushtet jetike. Kështu, buxheti yt vuan, e ti mbetesh me zgjidhje të shtrenjta dhe të dëmshme për mjedisin!

Jo më! Një temë shumë e rëndësishme për të cilën nuk flitet sa meriton të flitet për të është fuqia e diellit dhe se si ky yll i zjarrtë i cili na shoqëron çdo ditë mund të jetë pikërisht zgjidhja e shumëkërkuar e problemeve, qoftë në aspekt të faturave mujore, qoftë në aspekt të dëmit që bën prodhimi i energjisë nga burimet tradicionale.

Sa kursen nëse instalon panelet solare?

50% e totalit të konsumit të energjisë në Kosovë është e dedikuar vetëm për ekonomitë familjare. Kjo energji kryesisht prodhohet nga thëngjilli apo linjiti, një ndotës i madh i ajrit që dëmton shëndetin tënd dhe cënon të ardhmen e fëmijëve të tu. E sikur kjo të mos mjaftonte, faturat gjigante të energjisë elektrike e dëmtojnë vazhdimisht buxhetin tënd mujor.

Energjia solare na vjen në shpëtim! 

Jo vetëm që ta zvogëlon dukshëm faturën e energjisë elektrike, ajo redukton edhe ndotjen pasi nuk liron CO2. A ka më mirë dhe më ekologjike? Nuk ka.

Kjo nuk është vetëm deklaratë, por është fakt që mbështetet nga studime të ndryshme, ku pronarët e shtëpive që kanë instaluar panele solare kursejnë mesatarisht 40 – 60 % në faturat e tyre mujore elektrike. E pabesueshme? Kjo video ta dëshmon konkretisht!

A je gati ta fillosh tranzicionin drejt energjisë së ripërtëritshme?

E, nëse hallin e ke te kostoja e këtij tranzicioni, Banka ProCredit, si mik i mjedisit, të ofron mundësi të ndryshme financimi shumë të favorshme për ty! Plus bëhesh me panele solare, e plus fiton interes super të mirë në kredinë që merr!

Për të aplikuar për kredi të paneleve solare, kliko këtu.

Kalkulatori yt solar

Pa merak, nuk ke nevojë të investosh pa i pasur të gjitha informatat në dispozicion!

Për të të dëshmuar se sa shumë humb me mos instalimin e paneleve solare, kalkulatori yt solar të tregon se sa energji mund të kursesh gjatë vitit përmes solareve, specifikisht për shtëpinë tënde dhe më saktë, për ty! Dhe sa më pak C02 lirohet për shkak investimit tënd, hajde kalkuloje tani investimin në kalkulatorin e paneleve solare.

Vetëm sigurohu që të dhënat që i jep janë të sakta!

KALKULATORI 

Lehtë për ty, me ndihmën e diellit!