Llojet e letër kredisë që ofrojmë janë:
- Letër kredia e parevokueshëm - nënkupton që kredia nuk mund të ndryshohet, apo anulohet, pa marrëveshjen e të gjitha palëve (përfituesit, aplikuesit dhe bankës).
- Letër kredia e miratuar Standby (gati) - vepron si garanci bankare nga banka emetuese te përfituesi i jashtëm ndaj mospërmbushjes së obligimit nga klienti (aplikanti).
- Letër kredia për eksport - paraqet garanci për eksportuesin, i cili do të paguhet pas dorëzimit të mallrave dhe shërbimeve sipas kërkesës/vendimit në kontratën e shitjes.
- Letër kredi e pagueshme me prezentim të dokumenteve do të thotë që importuesi i mallrave duhet të paguajë vlerën e cekur në dokumente me rastin e prezantimit të dokumenteve në bankën e tij (bankën emetuese të letër kredisë) nëse dokumentet janë në përputhshmëri me kushtet e letër kredisë.
- Letër kredia e pagueshme në të shtyrë do të thotë që importuesi i mallrave duhet të paguajë vlerën e cekur në dokumente në ditën siç është përcaktuar në kushtet e letër kredisë së lëshuar.
- Letër kredi e pakonfirmuar – lëshohet, udhëhiqet dhe punohet drejtpërdrejt nga banka e importuesit.
- Letër kredia e konfirmuar - lëshohet, udhëhiqet dhe punohet nga një bankë tjetër e cila përfshihet në këtë lloj të letër kredisë në bazë të marrëveshjes apo kërkesave që kanë importuesi dhe eksportuesi dhe duke u bazuar në raportet që i ka banka lëshuese me bankën e zgjedhur për konfirmimin e letër kredisë.
- Letër kredia e transferueshme - i mundëson përfituesit të parë të letër kredisë të veprojë si ndërmjetësues dhe t’i transferojë të drejtat e tij nga letër kredia te shitësi i mallrave.