Pajtueshmëria

Në funksion të modelit etik të biznesit të Bankës ProCredit, parandalimi i pastrimit të parave, luftimi i financimit të terrorizmit dhe krimeve të tjera financiare është i një rëndësie të madhe. Ne operojmë në përputhje me kërkesat dhe detyrimet e përcaktuara në legjislacionin e Kosovës, rregulloret dhe udhëzimet e mbikëqyrësve sektorialë të shërbimeve financiare. Po ashtu, përpiqemi të zbatojmë  praktikat dhe standardet më të mira ndërkombëtare bankare.

Një element thelbësor në përmbushjen e detyrimeve tona të kujdesit të duhur është parimi “Njih klientin tënd”. Ne përpiqemi të krijojmë marrëdhënie biznesi afatgjatë me klientët tanë, një faktor që lehtëson shumë zbulimin dhe parandalimin e krimit financiar. Trajnimi i rregullt dhe masat e tjera sigurojnë që stafi ynë të identifikojë rreziqet e krimit financiar dhe të zbatojë rregulloret për kujdesin e duhur ndaj klientit, parandalimin e pastrimit të parave, luftimin e financimit të terrorizmit, si dhe për të siguruar pajtueshmërinë me sanksionet kombëtare dhe ndërkombëtare