Investimi në Parkun solar ProEnergy në Kosovë
Ky projekt, në vitin 2024 ka gjeneruar 4,237 MWh energji elektrike, që është e barabartë me energjinë elektrike që konsumojnë rreth 500 familje.
Flota e veturave
Flota jonë e veturave përbëhet 96% nga veturat plug-in hibride, hibride dhe elektrike. Objektivi i Bankës ProCredit është që deri në vitin 2027 të gjitha automjetet të jenë 100% elektrike.
Panelet solare në degët tona
Kemi investuar në sisteme fotovoltaike të cilat kompensojnë një pjesë të konsiderueshme të faturës së energjisë elektrike për zyrën tonë qendrore dhe njërën nga degët tona, me kapacitet 39.4 kWp.
100% letër të ricikluar
Kemi ulur në mënyrë të dukshme përdorimin e letrës duke investuar në teknologji të nënshkrimit digjital. Gjithashtu, ne kemi normë 100% të riciklimit të letrës.
Zvoglimi i konsumit të ujit
Kemi zvogëluar konsumin e ujit duke investuar ne pajisje efiçiente si dhe në pajisje të mençura për monitorimin e sasisë se ujit të shfrytëzuar, duke ndikuar kështu edhe në ngritje të vetëdijes së stafit tonë.
Mbushësit e veturave elektrike
Kemi mundësuar infrastrukturë për mbushjen e veturave elektrike edhe për publikun e gjerë, duke investuar në stacione elektrike në tërë Kosovën.
Standardi EDGE
Banka ProCredit e Kosovës është certifikuar me standardin EDGE Advanced për ndërtesa të gjelbra. Ne jemi banka e parë në Kosovë që merr një certifikatë të tillë.