Partneri yt për financim tregtar!

Zhvillimi dhe mbështetja e tregtisë ndërkombëtare është shenjë e një ekonomie të fuqishme.  Së bashku, eksportet dhe importet janë shtysë për rritje ekonomike dhe zhvillim të  konsiderueshëm në botë, veçanërisht në ekonomitë në rritje apo në zhvillim. Banka ProCredit e ka mbështetur në vazhdimësi sektorin e prodhimit duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në eksportin që realizohet nga ky sektor. 

Andaj, si rezultat i rritjes së eksportit të produkteve ose shërbimeve nga klientët tanë të biznesit, ne ofrojmë financim tregtar që minimizon rrezikun e mospagesës.

Përse ta zgjedhësh bankën ProCredit?

  • Ne i njohim shumë mirë tregjet në Evropën Perëndimore
  • Ti përfiton nga bashkëpunimi i suksesshëm i rrjetit të grupit të bankave ProCredit, duke përfshirë edhe atë të bankës ProCredit në Gjermani
  • Merr këshilla kompetente dhe të personalizuara nga këshilltarët tanë për klientë
  • Kërkesat e tua procedohen shpejt dhe me kompetencë
  • Të ofrojmë mbështetje për të strukturuar transaksionet e planifikuara

Garancitë bankare

Garancitë bankare janë instrumente financiare që një bankë i ofron për klientët e biznesit për të garantuar përmbushjen e një detyrimi të dhënë nga klienti i vet ndaj një pale të tretë.

Me fjalë të tjera, banka premton se do të paguajë një shumë të caktuar të mjeteve nëse klienti i saj nuk arrin t’i përmbushë detyrimet kontraktuale.

Më shumë

Letërkredia

Nëse merresh me import apo eksport, atëherë me letërkredinë nga Banka ProCredit eviton çdo lloj rreziku të mundshëm në lidhje me mospërmbushjen e obligimeve nga ana e partnerit tënd në biznes.

Si funksionon letërkredia? 

Më shumë

Koleksioni dokumentar

Koleksioni dokumentar të ndihmon të sigurohesh për cilësinë, sasinë dhe pagesën e të mirave materiale.

  • Koleksioni dokumentar sugjerohet vetëm nëse marrëdhënia ndërmjet
    eksportuesit dhe importuesit ka ekzistuar për një periudhë të gjatë kohore
  • Eksportuesi mbështetet vetëm në aftësinë kreditore dhe vullnetin e importuesit për të paguar kundrejt dokumenteve të paraqitura
  • Pagesa nuk garantohet nga asnjëra bankë, as e importuesit, as e eksportuesit